Katar ka premtuar gaz në këmbim të votës

0
102

brazil 2014 stadiumiE përditshmja britanike “Sunday Times” ka zbuluar të tjera detaje rreth manipulimit të votimit për organizimin e Botërorit të vitit 2022

Skandali i Katarit duket se po thellohet edhe më shumë. Prestigjozja britanike nxjerr në dritë faktet e një marrëveshjeje mes Mohamed Bin Hamman dhe presidentitn të Federatës Tailandeze të Futbollit Voravi Makudi. Në këmbim të votës pro Katarit, Hamman i kishte premtuar kreut të qeverisë së futbollit tialndez furnizimin e vendit të tij me 2 milionë ton gaz të lengshëm me çmim më të ulët. Nje marrëveshje që do të vihej në zbatim në vitin 2012 nga kompatitë respektive “Qatargas” dhe “PTT”, që ishte edhe sponsor i Federatës Tailandeze të Futbollit. Ky skenar vërtetohet edhe nga përmbajtja e letrave dhe e-maileve që Hamman ka shkëmbyer me Federatën e Tailandës. Zbulimi i dokumentave të shumta kanë detyruar sponsorët, ndër të cilët kompaninë Sony, t’i kërkojë FIFA-s nisjen e hetimeve, duke iu referuar akuzave të BBC. Në një nga dokumentat e zbuluara Haman kërkon nisjen e menjërshme të bisedimeve me drejtuesin tailandez të FIFA-s, Voravi Makudi për nënshkrimin e një kontrate për importimin e gazit të lëngshëm nga Katari në Tailandë. Vetëm 5 muaj pas votimit, ish-drejtuesi i FIFA-s, Franz Bekenbauer, u ftua për një vizitë në Doha bashkë me krerët e një kompanie të eksportit të Naftës, që do ta punësonte si konsulent. i kontaktuar nga “Sunday Times”, ish-futbollisti dhe trajneri i përfaqësueses gjermane, nuk ka dashur të japë asnjë koment. Në një letër tjetër Haman shkruan se ka organizuar një takim me 9 anëtare të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, përfshirë këtu edhe Blater, me familjen mbretërore të Katarit, si dhe një tjetër takim me anëtaret e komitetit të kandidaturës së Katarit me presidentin e UEFA-s Mishel Platini. Francezi, i cili ka shprehur hapur votën pro Katarit, ka deklaruar se Bin Haman nuk ka ndërhyre dhe se ai nuk ka gjë për të fshehur. Ndërsa në një intervistë të pak ditëve më parë, Platini hodhi hipotezën e një rivotimi për Botërorin e vitit 2022. Ndërkohë “Njeë York Times”, ka sulmuar ashpër qeverinë e futbollit botëror, duke shkuar deri aty sa të kërkojë shkrirjen e FIFA-s. Nga dokumentat e publikuara nga “Sunday Times”, zbulohet gjithashtu se Hamman ka shpenzuar gjithsej 5 milionë Dollarë për blerë votat e nevojshme pro kandidaturës së Katarit. Mësohet se presidentëve të federatave afrikabe të futbollit u është dhënë secilit 200 mijë Euro, ndërsa Jack Ëarner i CONCACAF, ka përfituar 1.6 milionë Dollarë.I menjëhershëm ishte edhe reagimi zëvendëspresidentit të FIFA-s, Jim Bojsi cili u shpreh se do të kërkonte rivotim për ç’aktivimin e vendit organizator të Botërorit 2022. Kjo nëse vërtetohen akuzat për blerje të votave për Kandidaturën e Katarit nga Hamman. Në prononcimet e fundit edhe presidenti i FIFA-s Sep Blatter e ka pranuar se vendimi për zhvillimin e Botërorit të vitit 2022 në Katar ishte një gabim, ç’ka lë të kuptohet se mund të kemi të tjera zhvillime të rëndësishme për këtë çështje. Dhe nëse këto vërtetohen mund të çojnë deri në heqjen e të drejtës së vendit arabik për zhvillimin e Botërorit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency