Standard.al

Trend modë, nuanca të buta, përshtypje e fortë

tumblr_inline_mkqwwy6Np41qz4rgpShtëpia e modës “Triton” kohët e fundit është duke promovuar koleksionin pranverë/verë 2015. Materialet e ekspozuara si dhe nuancat pastel janë zgjedhje edhe për raste gjatë ditës po edhe gjatë mbrëmjeve. Rezultati i gjithë kësaj është theksimi i feminitetit. Në mesin e modeleve që sfilojnë në pasarelën e “Triton” është parë edhe Irina Shayk. Ajo është paraqitur me një fustan për mbrëmje ngjyrë bezhë, e zbukuruar me një shall të gjelbër. Nuk keni nevojë të prisni pranverën ose verën e ardhshme, edhe këtë vit mund të merrni një fustan të shkurtër elegant me detaje zbukuruese ngjyrë portokalli. Ngjyra e kaltër mbahet për disa sezone me radhë në pasarelat e modës. Me këtë lloj modeli, veçanërisht gjatë mbrëmjeve të veçanta, mund të kombinohen me nuanca apo tone ngjyrë ari. Fundet me modelin e ngritur deri në bel, mund të vishen me këmisha dhe bluza të holla. Një nga propozimet është përzierja e ngjyrës rozë me atë të kaltër. “Triton” për këtë sezon pranverë/verë nuk i preferon sandalet e lehta, por ato me rripa të gjerë si dhe platformë të lartë.

Comments are closed.