Si të kujdesesh për lëkurën në temperatura të larta

0
152

largea_sunskine1400759298Ardhja e verës sjell gjithmonë probleme për lëkurën. Rrezet e diellit në disa raste krijojnë skuqje apo puçrra. Kushdo që ka një lëkurë normale, ajo nuk është shumë e yndyrshme apo shumë e thatë dhe rrallëherë keni puçrra apo skuqje të lëkurës. Poret tuaja janë të vogla (praktikisht të padukshme) dhe ndonjëherë vëreni ndonjë të metë të lëkurës në ditët e veçanta. Pastroni dhe hidratoni çdo ditë me produkte të buta. Merrni ato me antioksidantë, të cilët i luftojnë radikalet e lira dhe mposhtin shenjat e plakjes. Gjithashtu mos i lini anash retinoided apo vitaminë C, përdorni këto disa herë në javë për ta rritur sasinë e kolagjenit. Dhe në fund mos e harroni hidratuesin – një hidratues me faktor (SPF) kundër diellit për ditën dhe një për mbrëmje pa faktor mbrojtës.

Nëse keni lëkurë të thatë, do të keni vazhdimisht problem me copëza të imta që ju bien nga lëkura si dhe skuqje bashkë me kruarje. Shtresa e sipërme e lëkurës suaj nuk ka aftësi për t’i mbajtur vajrat natyralë dhe ujin në sasinë e duhur. Për ta shuar nevojën e lagështisë dhe për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme, përdorni pastrues dhe kremra me përbërës zbutës si acid hialoronik. Sapunët për pastrim nuk preferohen për shkak se largojnë yndyrat nga lëkura. Nëse ju bien flluska të lëkurës, përdorni vaj për fytyrë nën hidratues, i cili do ta lëmojë lëkurën tuaj.

Në rast se keni lëkurë të yndyrshme

Pas pastrimit të fytyrës, fytyra juaj shkëlqen. Mund të keni pika të zeza apo pjesërisht akne dhe poret e juaja janë mesatarisht në të zgjeruara. Ndihmoni poret tuaja të jenë të hapura, duke i larguar qelizat e vdekura me produkte që përmbajnë acid salicilik apo acid alfa hidroksilik.Përkundër mendimit që një lëkurë e yndyrshme nuk ka nevoje për hidratues, lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim. Nëse lëkura juaj bëhet e dehidratuar, atëherë gjëndra dhjamore që prodhon yndyrë, do të vihet në funksion. Përdorni losione dhe kremra kundër diellit që nuk përmbajnë vajra (oil-free), të cilat nuk do ta përkeqësojnë gjendjen tuaj.

Lëkurë e ndjeshme dhe madhore

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, çdo produkt i ri, veçanërisht ato të cilat përmbajnë aromë, ngjallin një reagim – zakonisht në formë të skuqjes apo të therjes. Përdorimi ditor i produkteve të buta është primare. Shmangni çfarëdo produkti që ka aromë shtesë, sepse mund t’ju irritojë lëkurën. Qetësoni kruarjen dhe skuqjen me produkte që përmbajnë përbërës anti-inflamator si çaji i gjelbër. Mos i largoni kremrat kundër diellit, vetëm zgjidhni ato që përmbajnë oksid zinku dhe mexoril. Nëse keni lëkurë madhore: Kur filloni të hyni në menopauzë, sasia e estrogjenit fillon të zvogëlohet dhe vëreni një ngadalësim në prodhimin e yndyrës dhe qelizave të reja. Si rezultat, lëkurës i bie elasticiteti dhe duket e lodhur. Po ashtu, vijat e holla, njollat kafe dhe sipërfaqet e vrazhda të dëmtuara nga dielli (si pasojë e moskujdesjes në rini) fillojnë të manifestohen. Ktheni shkëlqimin rinor me produkte që përmbajnë antioksidantë dhe retinoide. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen e lëkurës, ndërsa retinoidet rrisin sasinë e kolagjenit. Për shkak se lëkura juaj është e ngadalshme për ti larguar qelizat e vdekura, ju sugjerojmë të përdorni ‘peeling’ një herë në javë.

 

Të mbrosh lëkurën nga dielli në plazh

Për shkak se lëkura është më e prirë për t’u djegur në mesditë, është gjithmonë më mirë të dilni në plazh në mëngjes apo në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe, koha është më e këndshme dhe rrezet e diellit janë më pak intensive. Për ta mbrojtur lëkurën tuaj gjatë rrezitjes, aplikoni krem kundër diellit rezistues ndaj ujit para ekspozimit në diell si dhe pas larjes në det. Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

-Pini shumë ujë për ta mbajtur trupin dhe lëkurën të hidratuar.

-Hidratimi i lëkurës është një tjetër ritual i bukurisë për t’u praktikuar rregullisht. Aplikoni krem me aloe vera apo ndonjë krem hidratues me përmbajtje që freskon dhe rigjeneron lëkurën.

-Pas të gjitha lojërave dhe shëtitjeve në plazh, është e domosdoshme për të bërë një dush për ta rigjeneruar lëkurën dhe për ta larguar rërën dhe papastërtitë nga trupi.

-Gjatë dushit lani flokët me një shampo të mirë hidratuese. Pastaj aplikoni balsam për të ushqyer flokët tuaj dhe për të fituar shkëlqimin tuaj natyror.

-Përveç produkteve të plazhit, blini kapele me stil dhe shall për ta mbrojtur trupin tuaj nga ekspozimi në diell.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency