Dhimbja e kokës në mëngjes vjen nga depresioni

0

Shendetsi-DhimbjeKoke_838901035Edhe pse shpesh mendohet se dhimbja e kokës menjëherë pas zgjimit është pasojë e ndonjë çrregullimi gjatë gjumit (ëndrre, pagjumësi, gërhitje), studiuesit thonë se shpesh kjo lidhet edhe me depresionin.Në një hulumtim, ku kishin marrë pjesë rreth 19 mijë persona nga disa vende të Evropës, ata janë pyetur për kokëdhimbjet e mëngjesit, çrregullimet mentale, shqetësimet gjatë gjumit, konsumimin e alkoolit dhe shqetësime të tjera. Rezultatet kanë treguar se dhimbja e kokës në mëngjes është shfaqur te 7.6 për qind e personave të pyetur (një në 13 persona) të moshës mbi 15 vjeç. Po ashtu, rreth 1.3 për qind e të pyeturve kanë thënë se kanë dhimbje koke çdo ditë, derisa 4.4 për qind kanë thënë se kanë shpesh. Dhimbja e kokës gjatë mëngjesit kishte qenë më e shprehur te femrat se te meshkujt, si dhe te njerëzit nga 45 deri në 65 vjeç. Por, rezultati më i veçantë ishte se 29 për qind e personave të cilët kishin qenë të mërzitur ose të depresionuar, kishin pasur dhimbje koke kronike të mëngjesit.

 

Konsumimi i rrushit forcon shikimin

Nëse përfshini konsumimin e rrushit në dietën tuaj ju do të mbroni retinën e syve tuaj. Në këto rezultate kanë dalë studimet më të fundit në SHBA. Sëmundja e retinës është një çrregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Disa prej simptomave të shkatërrimit retinal janë si humbja e shikimit, verbëri gjatë natës, ndjeshmëri ndaj dritës, etj. Një studim i ri i Universitetit të Majamit në SHBA u përqendrua kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit. Studiuesit e realizuan eksperimentin e tyre në disa kavje. Ato kontrollonin në vazhdimësi dietën me rrush tek kavjet dhe vunë re se në kavjet që u provua konsumimi i rrushit kishte përmirësime të shikimit më shumë se tek ato që nuk e provuan konsumimin. Rezultatet treguan se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njëjtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë. Studiuesit sugjeruan se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbërisë.

 

 

Të dobësoheni duke ngrënë akull

Akulli deri më tani është konsideruar mënyra më e shpejtë për të ftohur një pije, por për gastroenterologun amerikan nga Nju Xhersi, Robert Weiner është edhe sekreti për tu dobësuar, në prag të veshjes së rrobave të plazhit. E ashtuquajtura “dieta e akullit” është pa diskutim më verorja, pasi bazohet në parimin e ngrënies së akullit duke gëlltitur kuba të tillë. Në këtë mënyrë në stomak formohet gradualisht ujë, i cili stimulon ndjesinë e ngopjes. Në librin e tij online “The ice diet”, Robert Weiner shpjegon se gëlltitja e copave të akullit nuk ka pasoja, së paku deri në një litër në ditë. Por ai thotë se akulli nuk mund të konsumohet pasi të jeni marrë me aktivitete fizike, pasi mund të ketë pasoja shëndetësore. Për tu dhënë shije copave të akullit mund tu hidhni sipër pak lëng frutash, si të ishte koktej, veçse lëngu duhet të jetë fare i pakët dhe të dominojë akulli. Nga përllogaritjet e bëra rezulton se 1 kg akull djeg 117 kalori, kështu që për të arritur të humbni 1 kg, duhet të hani afro 30 kg akull. Pikërisht për këtë fakt janë të shumtë skeptikët lidhur me këtë dietë.