Standard.al

Motrat Rodrigez çmendin Instagramin

Motrat-Rodriguez-300x225Belen Rodrigez ka vendosur që t’u dhurojë fansave disa fotografi të nxehta ku shfaqet krah motrës së saj Cicilia, të dyja të mbuluara nga mikro-bikini. Imazhet e publikuara në “Instagram” nga showgirl, janë pjesë e fushatës publicitare të firmës së rrobave të banjos “Me Fui”, themeluar pikërisht për dy motrat Rodrigez. Ashtu siç edhe pritej ky postim i 29 vjeçares ka çmendur përdoruesit e “Instagram”-it, por në të njëjtën kohë ka patur edhe disa kritika mbi foton e dy motrave, për faktin se është shumë e “modifikuar”. Megjithatë në morinë e komenteve mund të themi se edhe këtë herë Rodrigez ia ka dalë të çmendë fansat e saj.

 

Brown surprizohet pas daljes nga burgu

Vetëm pak ditë pasi ka dalë nga burgu, Chris Brown është përballur me një surprizë të veçantë nga e dashura e tij. Modelja dhe kërcimtarja Karrueche Tran i ka bërë një surprizë pritjeje këngëtarit, ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet. Chris Brown u dënua për dhunimin e Rihannës, në atë kohë e dashura e yllit të RNB. Në nder të tij, pjesë e kësaj surprize janë bërë edhe shumë persona të tjerë, të cilët e kanë mbështetur Chris Brown. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa Chris Brown ka puthur dhe përqafuar të dashurën e tij.

 

Peticion kundër pjesëmarrjes së Metallica në “Glastonbury”

 Është nisur një peticion që legjendarëve të bendit Metallica t’u ndalohet pjesëmarrja në festivalin “Glastonbury”. Peticioni është ngritur nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët akuzojnë frontmenin James Hetfield, si mbështetës i gjuetisë së kafshëve. Këngëtari dhe kitaristi për shumë vite është anëtar i Shoqatës kombëtare të pronarëve të armëve të zjarrit, ndërsa tashmë ka njoftuar se do të përfshihet si tregimtar në një seri televizive për gjuetinë e arinjve.

“Performanca e një grupi që mbështet armëmbajtjen dhe gjuetinë nuk përkon aspak me shpirtin e festivalit, i cili promovon barazinë, gëzimin dhe paqen”, – thuhet në përshkrimin e peticionit, të cilin deri më tani e kanë nënshkruar mbi 10.000 njerëz. Hetfield nuk ka dhënë kurrfarë deklarate rreth kësaj teme. Grupi i tij pritet të performojë në |Glastonbury| në natën e dytë të festivalit, më 28 qershor.

 

Motër Cristina, fituese e “The Voice of Italia”

Motër Cristina është shpallur fituesja e “The Voice of Italia”, ndërsa ka arritur të mahnisë publikun me zërin e saj të veçantë. Konkurrenca ishte e fortë, pasi ajo konkurronte edhe me tre personazhe të tjerë. Ajo çka e bënte edhe më speciale këtë natë kishte të bëntë me surprizat e ofruara, ku nuk munguan duetet dhe këngë të bukura fetare. Juria dhe të ftuarit e quajtën motër Cristinën si një fituese të denjë, me një zë origjinal dhe që jepte një shembull të mirë për kishën dhe talentet. Ajo vinte nga një provincë e Raguzës dhe kohët e fundit ishte kthyer në një fenomen. E tërë kjo famë që ajo mori, bëri që të dilte në faqet e para të gazetave jashtë vendit. Motër Cristina mori zemrat e gjithë publikut italian, duke fituar me 62% të votave dhe duke lënë pas konkurrentët e tjerë si Giorgia Pino, Tommaso Pini e Giacomo Voli.

 

Banjo me Irinën

Irina Shyak e ka ndarë pak kohë për relaks. E për këtë ka zgjedhur banjon turke. Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka publikuar në fotografi ku shihet e gjitha në shkumë në shoqërinë e një vajze tjetër. “Koha për banjo turke”, – ka shkruar ajo pranë fotos.

 

 

Comments are closed.