Kryeministri në Venecia/ “E bukura mund të sjellë edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca”

0
152

Florenc Drizari

EDI RAMA BLENDI KLOSI NE VENECIAUnë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t’i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Itali, duke marrë pjesë në çeljen e pavijonit shqiptar në Bienalen e Venecias. Dita e parë e vizitës së Kryeministrit në Itali përkoi me punimet e seancës plenare në Shqipëri, ditën në të cilën opozita kërkoi praninë e kreut të ekzekutivit në sallën e Parlamentit për t’u përballur me projektligjet e sjella nga qeveria që ai drejton. Në këtë vizitë Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe deputetët Gaçi dhe Klosi. Kryeministri Rama u ndal në Venecia, në çeljen e pavijonit zviceran, ku ka qenë i ftuar i nderit dhe ka bashkëbiseduar me arkitektë, artistë dhe pjesëmarrës për eksperiencën e tij të ndryshimit.

“Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t’i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion. Njerëzit kanë nevojë për punë dhe për shumëçka tjetër që nuk mund të zgjidhet nga ngjyrat, por unë besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit dhe të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca. Kështu që, nuk është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë.

Unë kam parë zona periferike me shkallë të lartë kriminaliteti, sesi kanë ndryshuar thjesht duke transformuar hapësirën e tyre publike. Ndërsa kam parë edhe zona të tjera ku kriminaliteti është rritur, megjithëse numri i policisë është rritur, megjithëse numri i arrestimeve është rritur, megjithëse forca është rritur. Dhe ky është leksioni i madh që unë kam mësuar. Pra, që jo gjithmonë diçka është për t’u ndryshuar, por është diçka që mund ta përdorësh dhe ta kthesh në një pikë të fortë”, – është shprehur ndër të tjera në këtë bashkëbisedim Kryeministri Rama.

Ndërkaq, ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte Verona, ku ai takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi. Kryeministri kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes qyteteve të Durrësit dhe Veronës, duke pasur parasysh edhe faktin që të dyja qytetet, përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët edhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Dako, shprehu angazhimin e tij për të binjakëzuar dy qytetet, si dhe për të marrë përvojat më të mira nga Bashkia e Veronës në mbrojtjen e amfiteatrit të Durrësit dhe nxitjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike në këtë amfiteatër, që mendohet të jetë më i madhi i ndërtuar jashtë kufijve të perandorisë romake.

 

Ndryshimet kushtetuese, Dedja: Nuk janë tabu

 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pak ditë pas hapjes së debatit dhe diskutimeve për rishikimin e Kushtetutës, shprehet se ligji themeltar i shtetit nuk është tabu, por ndryshimet në të duhen bërë të studiuara.

“E rëndësishme është që aty ku do të ndërhyhet, të jetë shumë e studiuar, me qëllim që të mos ndërlikosh situatat, në vend që t’i rregullosh, dhe së dyti t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës. Pavarësisht se është ligji themeltar i shtetit, nuk është tabu, që të preket Kushtetuta, por prekja e saj duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme, shumë e studiuar dhe, sidomos, të përfshijë komunitetin e juristëve dhe të grupeve të interesit, specialistëve jashtë grupit të interesave, dhe t’i shërbejë një qëllimi madhor”, – tha Dedja. Lidhur me debatet politike, Dedja tha se shpeshherë ato kthehen në konflikte juridike që gjejnë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, vendimet e dhëna nga kjo gjykatë mund të prekin njërën apo tjetrën palë, por kjo sipas kreut të kushtetueses, nuk është problem i gjykatës. “Konfliktet politike shndërrohen në konflikte juridike, të cilat vijnë edhe zgjidhen pranë Gjykatës Kushtetuese. Nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese, që të kënaqë palët, por të bëjë drejtësi, pavarësisht se kush është pala, pavarësisht se kujt i bëhet qejfi dhe kujt i ngelet hatri. Gjykata Kushtetuese ka si mision të saj ruajtjen dhe mbajtjen e Kushtetutës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, forcimin e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Nuk lidhet me politikën, se kush është sot, apo kush do të vijë nesër”, – tha Dedja për “TCH”.

 

Ambasadori suedez: Do t’i themi “po” statusit të vendit kandidat për Shqipërinë

 Dy javë para vendimit përfundimtar nga vendet anëtarë të BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat ndaj Shqipërisë, Suedia, nëpërmjet ambasadorit të saj, mësohet se do t’i thotë “po” statusit të vendit. Ambasadori suedez Patrick Svensen tha dje nga qyteti i Fierit se kjo përgjigje për pranimin e Shqipërisë në BE ka qenë edhe në muajin dhjetor nga Suedia. Gjermania, Holanda, Britania dhe Franca e kundërshtuan kandidaturën e Shqipërisë vitin që shkoi, ndërsa vende si Suedia, Italia dhe Greqia janë avokate të një integrimi më të thellë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, si mënyrë për të ndihmuar në zbehjen e konflikteve sociale e politike të rajonit. Tri ditë më parë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian lexoi projekt-raportin duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të BE-së që pritet të mblidhet më 23 qershor të këtij muaji, dhënin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency