Gjuhë-Letërsia/ Ja rezultatet e para të provimit, maturantët në nivel mesatar

0
132

provimi maturaTesti i Matematikës do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 pyetje me zhvillim

Provimi i Gjuhë-Letërsisë nuk ka qenë aq i lehtë sa provimi i gjuhës së huaj. Sipas të dhënave të parë maturantët kanë dalë përgjithësisht jo në nivelin që pritej dhe nota mesatare është mes 7-ës dhe 8-ës. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, deri tani janë korrigjuar më shumë se gjysma e testeve. Numri i ngelësve mendohet se është mbi 250 maturantë. Notën maksimale 10 e kanë marrë më pak se 1% e kandidatëve.

 

Provimi i Matematikës

Ditën e hënë në 9 qershor do të zhvillohet provimi i tretë i detyruar, ai i Matematikës. Testi i Matematikës do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Matematika është mbajtur si një ndër provimet më të vështirë të maturës, ku kandidatët kanë dalë përgjithësisht nën nivelin mesatar.

 

Provimet me zgjedhje

Në datën 18 qershor do të zhvillohen provimet me zgjedhje. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

 

Aplikimi me formularin A2

Për të fituar të drejtën e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik të Shqipërisë, çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë formularin A2, online, sipas një kalendari dhe udhëzimeve përkatëse që do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Çdo maturant/kandidat ka të drejtë të përzgjedhë jo më shumë se 10 programe studimi.

 

Përllogaritja e pikëve

Për llogaritjen e pikëve do të procedohet si më poshtë: M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe Gjuhë Shqipe” dhe “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. K, F1 dhe F2, përkatësisht koeficenti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuar nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Llogaritja e shumës -S- të pikëve të maturantëve,të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, behet me formulën: S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17*(Z1*F1+Z2*F2)}*5.

 

Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore

Maturanti, i cili nuk rezulton kalues në sesionin e parë të Maturës Shtetërore, në sesionin e dytë jep vetëm provimin mbetës, të detyruara dhe me zgjedhje, në të cilat nuk është kualifikuar kalues. Datat e zhvillimit të provimeve të këtij sesioni shpallen me Udhëzim të posaçëm të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

 

 Greva e ish-të përndjekurve/ Prej dy ditësh mungon ambulanca, Hoxha: Duan të na hedhin poshtë kauzën tonë

Në ditën e 10-të të grevës së urisë, ish-të përndjekurit politikë janë përballur edhe me akuza nga media të ndryshme, me pretendimin se ikin dhe vijnë në grevë. Por Shaban Hoxha, ish-i përndjekur, ka qëndruar 4 ditë në spital dhe vetëm dje i është rikthyer grevës, duke treguar raportin mjekësor të spitalit. “Ja fleta e daljes nga spitali, ka një orë. Është dezinformim i disa mediave, më vjen keq që kanë deklaruar se në spital nuk ka asnjë të shtruar nga grevistët. Një nga ata jam unë, ja ku është dokumenti, ta verifikojnë dhe në spital”, – tha Hoxha. Për të besuar në vërtetësinë e grevës, Fatmir Hoxha, ftoi mjekët të bënin analizat e nevojshme, nëse grevistët kanë konsumuar apo jo ushqim. “Jemi plotësisht dakord që të vinë doktorë, specialistë të na e marrin analizën dhe jemi të gatshëm të japim analizën”, – deklaroi Hoxha. Ish-të përndjekurit vazhdojnë të shprehin vendosmërinë që do të vazhdojnë me grevën, ndërkohë që ambulanca prej 2 ditësh mungon pranë çadrës së ish-të përndjekurve.

 

Greva

Edhe ditën e djeshme mosha “ka tradhtuar” ish-të përndjekurit politikë. Pjesa më e madhe e tyre janë ndier keq dhe pavarësisht se në çadër qëndron një mjek gjatë gjithë kohës, përsëri gjendja shëndetësore e tyre është e rënduar. Një pjesë e grevistëve qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda në çadër. Një televizor i vendosur në fillim të çadrës ku qëndrojnë grevistët i mban ata të informuar me lajmet dhe çdo gjë që ndodh gjatë ditës. Edhe ditën e djeshme kanë qenë të shumtë familjarët dhe miqtë që kanë vizituar çadrën e ish-të përndjekurve politikë.

 

 

Artan Fuga emërohet anëtar i revistës shkencore “Hermes”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency