Kosovë/ Shpërthim i madh në KEK, 3 të vdekur dhe 13 të plagosur

0
124

kosove shperthimiNjë shpërthim i madh ka ndodhur në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), jashtë kazanave të Kosovës A. Mediat kosovare raportojnë se ka disa të plagosur. Burime të Indeksonline, mësojnë se nga eksplodimi kanë vdekur tre persona. Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prej KEK janë sjellë 13 persona të plagosur, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën.  Zyrtarë të kësaj Qendre thanë se janë në pritje të të plagosurve të tjerë. Zhurma e këtij shpërthimi ka qene teper e fuqishme sa është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës.  Policia shprehet se ka“dijeni për një shpërthim”, por që nuk dinë asgjë më tepër. Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qënë i fuqishem dhe ai ka ndodhur në pjesët ndihmëse të Kosovës A.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency