Skandali/ Edi Rama u fal italianëve truallin e Vlorës!

0

Ervin Kaduku

Loading...

mbledhje qeverie–   Petrolifera fiton të drejta pronësie mbi më se 7 hektarë tokë shqiptare, me vendim të qeverisë të datës 21 maj, që ishte mbajtur fshehur deri dje

 Zbulohet në “Fletoren zyrtare” një marrëveshje shitjeje, që qeveria “Rama” ka kryer në favor të kompanisë Petrolifera Italo-Albanese, sipas së cilës ajo u fal italianëve një sasi trualli në bregun e Vlorës, në Pyllin e Sodës. Marrëveshja dhe kontrata përkatëse e shitblerjes nuk ka parë dritën e diellit deri ditën e djeshme, ndonëse ishte miratuar që më datë 21 maj 2014. Ajo është publikuar në “Fletoren zyrtare”, duke marrë fuqi ligjore.

 

Ja teksti i VKM-së dhe kontrata e shitjes:

VENDIM

Nr. 314, datë 21.5.2014

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA ORGANI SHTETËROR I AUTORIZUAR, I PËRBËRË NGA MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË, MINISTRI I ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, MINISTRI I FINANCAVE, MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS DHE MINISTRI I MJEDISIT, SI DHE SHOQËRIVE “LA PETROLIFERA ITALO – RUMENA” SPA DHE “LA PETROLIFERA ITALO – ALBANESE” SHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr. 9231, datë 13.5.2004, “Për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës “BOO”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës, si dhe për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e infrastrukturës portuale në shërbim të terminalit bregdetar në gjirin e Vlorës”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Organi Shtetëror i Autorizuar, i përbërë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministri i Financave, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Mjedisit, dhe shoqërive “La Petrolifera Italo – Rumena”, S.p.A. dhe “La Petrolifera Italo – Albanese” sh.a., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

 

KONTRATË SHITJEJE

(PASURIE TË PALUAJTSHME)

 (me shkurtime)

 

Shitësi: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes […………….] i veshur me të drejta dhe i autorizuar rregullisht për nënshkrimin e kësaj Kontrate me vendim të Këshillit të Ministrave nr. […], datë [….], (në vijim referuar si “Shitësi”).

Dhe

Blerësi: “La Petrolifera Italo Albanese” sh.a., një shoqëri e krijuar dhe që funksionon sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë

 

Duke miratuar Marrëveshjen 2014, Qeveria ra dakord: i) të transferojë titullin e pronësisë së tokës referuar në paragrafin “A” më sipër (Zona A) te PIA, për t’u përdorur për qëllime industriale, si kompensim për këtë të fundit për disa dëme dhe gjoba, siç përshkruhen në detaje në Marrëveshjen 2014; si dhe ii) me përmbajtjen e kësaj Kontrate shitjeje.

Objekt i këtij akti është shitja dhe blerja, nga Shitësi te Blerësi, e tokës së quajtur “Zona A”, me një sipërfaqe prej 70,009 metra katrorë, që ndodhet në Gjirin e Vlorës, në ballë të ish-uzinave të Sodës dhe PVC-së.

Blerësi ka tashmë të drejtën e servitutit, pa kufizim kohor, mbi një zonë prej 16,796.8 m2 të kësaj toke.

Blerësi pranon të blejë nga Shitësi token; Shitësi, i cili nga ana e tij është dakord ta shesë këtë tokë, me çmimin prej 3,773,833 euro.

Palët janë dakord se çmimi prej 3,773,833 euro është paguar plotësisht nga PIA si kompensim i saj për kreditë korresponduese për gjobat dhe dëmet e njohura PIA-s nga Marrëveshja 2014 dhe se Qeveria shqiptare nuk ka dhe nuk do të ketë ndonjë pretendim çfarëdo për pagesën e kryer nga PIA të këtij çmimi të paguar plotësisht.

 

Shitësi do të dorëzojë me nënshkrimin e kësaj Kontrate:

a) posedimin e tokës;

b) dokumentet që provojnë titullin e pronësisë.

Të gjitha taksat dhe/ose detyrimet e çdo natyre që rrjedhin nga nënshkrimi i këtij akti do të paguhen nga Shitësi.

 

Kontrata u bë në 8 (tetë) kopje, katër në shqip dhe katër në anglisht, nga një prej secilës kopje do të mbahet nga noteri dhe do të regjistrohet sipas ligjeve të Shqipërisë, nga një për ZRPP Vlorë, dhe nga një do të mbahet nga secila Palë.

 

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK,

TREGTISË DHE SIPËRMARRJES

Z. Arben Ahmetaj

 

Nga ky VKM dalin disa problem shumë serioze.

Defi tani, sikurse pohohet në dokument, Petroliferës i ishte dhënë e drejta e servitutit, por jo e pronësisë mbi tokës. Edhe kjo, mbi një sipërfaqe prej 1.6 hektarësh. Me vendimin e Edi Ramës, kompanisë së huaj i njihet e drejta e plotë e pronësisë mbi truall shqiptar, të cilin ajo do të jetë e lirë ta shesë, ta lëshojë me nënqira etj. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare shet tokën e vendit. Dhe kjo, pikërisht në Vlorën “e preferuar” të Rilindjes!!!

Nga ana tjetër, me lojëra pseudoligjore, praktikisht italianëve u është dhuruar kjo tokë, me pretendimin se kompania Petrolifera ishte gjobitur gabimisht. Kjo duket qartë se është një klauzolë mashtruese. Jo vetëm që u kalohet pronësia mbi truallin, por një gjë e tillë jepet, madje, falas.

Qeveria kështu i hyn në hak Kuvendit të Shqipërisë, pasi vetëm ai ka të drejtë të japë OK për tjetërsimin e truallit tek të huajt, aq më tepër kur bëhet fjalë për një objekt me rëndësi tejet strategjike.

Sidoqoftë, qeveria “Rama” në këtë mënyrë ka kryer një akt serioz në shkelje të interesave të vendit, në favor të një firme të huaj private, për afera korruptive dhe interesa që lidhen me ndërkombëtarët. Por tymi kësaj afere duhet t’i dalë shumë shpejt…

 

 

Loading...