Reagon opozita/ PD, Ristani: Rama emëron në Vlorë, personin e përfshirë në rrëmbime

0
120

ristani 2Deputeti: Në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, 

Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani denoncoi sërish Kryeministrin Rama për emërime të personave me precedentë penal. Një ditë më parë Ristani iu referua shtypit italian, duke denoncuar emërimin e kreut të Këshillit të Qarkut në Vlorë. Deputeti i opozitës tha se Sadrit Danajt, kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë, në vitin 2000 u përfshi në Itali në rrëmbimin e një vajze biznesmeni. Ai iu referua gazetave “La Republica” dhe “Corriere Della Sera”që shkruajnë për rastin dhe përmendin të zgjedhurin e Ramës.

“Sot, në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindasi.Eshtë shumë e thjeshtë. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi. Do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000”,-deklaroi Ristani.

Sipas tij, “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Në mesin e bashkëpunëtorëve tha deputeti i opozitës, është Sadrit Danaj, i cili është i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës.

“Sipas “La republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”. Danaj është arrestuar në atë kohë nga policia italiane sëbashku me pjestarët e tjerë të bandës. Ky është pra Rama. Kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit”,-deklaroi Ristani. Më herët opozita ka akuzuar qeverinë për disa persona me precedentë penale, por që pas ndërrimit të pushteteve janë emëruar në poste kyçe të administratës publike në vend. Për çështjen e emërimeve dhe shkarkimeve në administratën shtetërore, opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Fillimisht kjo kërkesë hasi në kundërshtime në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar pak ditë më parë. Deputetët e mazhorancës kërkuan që hetimi parlamentar të shtrihej jo vetëm nga 15 shtatori i vitit 2013-të, por që nga viti 2009, vit në të cilin përkon edhe fillimi i mandatit të dytë qeverisë i demokratëve. Kjo çështje u kundërshtua nga opozita, ndërsa çështja në fjalë pritet të vendoset përfundimisht në seancën plenare të kësaj së enjteje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency