Gramsh, zbulohet arsenal armësh

0
167

arsenali-armet-300x200Policia e Gramshit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një arsenal armësh në shtëpinë e një 42-vjeçari.

Burime të policisë bëjnë me dije se, kontrolli në banesën e Lytfi Hoxhës nga fshati Grazhdan u bë për shkakun se, 42-vjeçari kishte qëlluar në ajër me armë gjahu, të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se në banesën e Hoxhës u gjetën 12 granata, dy kuti me ndezësa granatash, 3 armë zjarri  tip pushkë, një armë gjahu, një krehër automatiku të mbushur me fishekë, si dhe 63 copë fishekë.

Ndaj 42-vjeçarit ka nisur procedimi penal për akuzën e “armëmbajtjes pa leje, prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency