Tomka… zbulimi i rrallë për britanikët

0
133

 

tomka-and-his-friends-01Filmi shqiptar i prodhuar në diktaturë, tashmë i restauruar, “Tomka dhe shokët e tij”, me regji të Xhanfise Kekos, do të shfaqet në kinemanë londineze në datat 7 dhe 18 qershor.

Lajmi u bë i ditur dje, nga Arkivi Shqiptar i Filmit. Në njoftimin për mediat thuhet se biletat janë shitur për shfaqjen e “Tomkës…”, ndërsa pritet të ketë një prezantim nga aktori Herion Mustafaraj, në rolin e Vaskës, që do të drejtohet nga Ben Gibson producent dhe drejtor i London Film School.

Aventura e një grup djemsh të vegjël në kohën e luftës naziste, ku “komandanti” i tyre Tomka, janë të zemëruar me gjermanët. Fabula flet për partizanët që kanë rekrutuar grupin e djemve për të spiunuar pushtuesit. Lufta si një argëtim. Xhanfise Keko i jep atmosferë klasike aventurës, përshtatur në një stil nga kinemaja italiane të neorealizmit. Filmi është restauruar kohët e fundit dhe është parë në Britaninë e Madhe si një zbulim i rrallë. Restaurimi i filmave shqiptarë ka qenë një nga projektet më emergjente që është pohuar jo vetëm nga kineastët, por dhe nga vetë AQSHF. Në kuadër të këtij projekti është përfshirë edhe restaurimi i filmit të Kekos, kryer në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center). Edhe pse nuk ishte nga filmat e rrezikuar, AQSH dërgon filmin e dytë, pas atij “Nëntori i dytë”. Është prodhuar një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht, me idenë për t’u shfaqur në të gjitha mundësite e projeksionit arkivalë apo dixhitalë, për të pasur dhe një audiencë të gjerë ndërkombëtar. Si ky rast në kinemanë londineze. Mbi 35 vjet nga prodhimi i tij, ky film vazhdon nga më nostalgjikët për kinemanë socrealiste, prodhuar në vitin 1977.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency