Punonjësit e shtetit/ Pozicionet që përfitojnë pension dyfish më të lartë

0
221

zyraRreth 50% e punonjësve të shtetit përfitojnë një pension të veçantë, i cili është shumë herë më i lartë se ai që përfiton një kontribuues i rregullt. Pavarësisht se me skemën e re Ministria e Mirëqenies Sociale ka premtuar reduktimin e këtyre pensioneve, listës së mëposhtme nuk do t’i hiqet asnjë emër (pozicion pune). Pension si punonjës shteti përfitojnë të gjithë ata persona që kanë kryer funksione kushtetuese apo detyrën si punonjës i shtetit (institucionet qendrore buxhetore). Kushti i përfitimit të pensionit si punonjës shteti është që personi të jetë larguar nga funksioni.

 

Masa e përfitimit:
– Personave të grupit të parë u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave iu jepet 50% e pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
– Personave e nëngrupit të parë u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave u jepet 50% të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
– Personave të grupit të dytë, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 40% të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.
– Kur përfituesi punësohet brenda periudhës së përfitimit të pagave të funksionit të fundit apo të pagesës kalimtare, masa e pagesës mbi pagën e re është një kompensim deri në nivelin e pagës referuese të funksionit, por në çdo rast ajo nuk mund të jetë më shumë se paga e funksionit të fundit apo pagesa kalimtare e tij.

 

Kushtet e përfitimit

– Të ketë mbushur moshën 55 vjeç ose para kësaj moshe, kur është deklaruar invalid i plotë.

-Të ketë kryer jo më pak se 1 vit e gjysmë në funksion, me përjashtim të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
–Të ketë kryer jo më pak se dy vite shërbimi.
– Nëse nuk plotësohet periudha e shërbimit, përfitohet pension suplementar i reduktuar, në raport me periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë.
– Të jetë ndërprerë veprimtaria ekonomike.

 

Si bëhet sigurimi suplementar

Kontributet që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror suplementar janë: 4% të shumës bruto të listëpagesave, për personat e grupit të parë. 3% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë. 2% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, ku përfshihen specialistë dhe persona të tjerë në funksion, dhe sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave. Ligji nr. 10139, datë 15. 5.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencorë”. Kontributet suplementare në zbatim të këtij ligji janë: 3.5% të pagës bruto mujore për personat me titull, të punësuar në institucione publike. 7% të pagës bruto mujore, për personat me titull të punësuar në institucione jopublike, të cilat derdhen në llogaritë e drejtorive rajonale të Sigurimeve Shoqërore çdo muaj, me të njëjtat rregulla dhe në të njëjtat afate, si edhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga bruto e punëmarrësve kontributin e përcaktuar për këta persona sipas nenit 5, të ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, dhe ta derdhë atë në llogarinë e fondit të përfitimeve shtetërore suplementare. Punëdhënësi detyrohet të paraqesë brenda datës 30 të muajit pasardhës: listëpagesën e personave që përfitojnë nga ky ligj, pagën bruto dhe shumën e kontributeve të ndaluara.

 

Ja kush përfiton pension si punonjës shteti

-Presidenti i Republikës se Shqipërisë
-Kryetari i Kuvendit
-Kryeministri
-Zëvendëskryeministri
-Anëtarët e Këshillit të Ministrave
-Zëvendëskryetari i Kryesisë se Kuvendit
-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
-Kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë
-Kryetari i Gjykatës së Lartë
-Kryetari i Komitetit të Ish-të Përndjekurve Politikë
-Prokurori i Përgjithshëm
-Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
-Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror

-Deputetët e Kuvendit
-Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
-Anëtarët e Gjykatës së Lartë

-Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
-Avokati i Popullit
-Sekretarët e Shtetit
-Zëvendësministrat
-Zëvendësprokurorët e përgjithshëm
-Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit
-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
-Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës
-Komisioner në Avokatin e Popullit
-Zëvendëskryetar i Komitetit Kombëtar të RTV
-Kryetari i Akademisë së Shkencave
-Kryetari i Komitetit të Zhvillimit dhe Turizmit
-Kryetari i Komitetit Kombëtar te Energjisë
-Sekretari i përgjithshëm i Kontrollit te Larte te Shtetit
-Drejtori i përgjithshëm i RTV-se
-Drejtori i ATSH-se
-Zëvendëskryetar i Komitetit te Shkencës dhe Teknologjisë
-Drejtor i Departamentit pranë Kryeministrisë
-Këshilltar i Kryeministrit
-Shef i Kabinetit te Kryeministrit
-Zëdhënësi i Kryeministrit
-Zëvendëskryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit
-Zëvendëskryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror
-Kryetari i Komisionit Shtetëror te Kthimit te Pronave
-Drejtori i përgjithshëm i Institutit te Sigurimeve Shoqërore
-Drejtori i përgjithshëm i Rezervave Shtetërore
-Drejtori i Agjencisë Kombëtare te Privatizimit
-Drejtori i Agjencisë se Prokurimit Publik
-Drejtori i Drejtorisë Qendrore te Shërbimit Qeveritar
-Drejtori i Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor
-Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë se Tatimeve
-Këshilltar i Kryetarit te Kuvendit
-Zëdhënës i Kuvendit
-Shef i Kabinetit te Kuvendit
-Drejtor i përgjithshëm i Doganave
-Drejtor i përgjithshëm i Policisë Financiare
-Drejtor i përgjithshëm i Policisë Tatimore
-Guvernatori i Bankës se Shqipërisë
-Drejtor i përgjithshëm i Bankës se Kursimit
-Drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare
-Drejtor i përgjithshëm i Bankës Tregtare Agrare
-Kancelar i Gjykatës se Larte
-Prokuror i Gjykatës se Larte
-Kryetar i Gjykatës se Apelit Civil
-Shef i Kabinetit te Presidentit
-Këshilltar i Presidentit
-Zëdhënës i Presidentit
-Prefekti
-Kryetari i këshillit te rrethit
-Kryetari i këshillit te qarkut
-Kryetari i Bashkise
-Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese
-Ndihmës i Kryeministrit
-Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kontrollin e Figurave te Zyrtareve
-Kryekoordinator ne Departamentin e Koordinimit ne Këshillin e Ministrave
-Kryetari i Grupit Mbikëqyrjes te Shoqërive Huamarrëse
-Ndihmës i Zv/Kryeministrit
-Sekretar i Përgjithshëm ne Prefekture
-Sekretar i Përgjithshëm ne Këshillat e Rretheve
-Sekretar i Përgjithshëm ne Këshillin e Qarkut
-Sekretar i përgjithshëm ne Bashki
-Drejtor i përgjithshëm i Institutit te Integrimit te përndjekurve politike
-Inspektor i përgjithshëm i SHIK-ut
-Sekretar i përgjithshëm ne Ministri.
-Zëvendëskryetari i Akademisë se Shkencave
-Zëvendëskryetar i Komitetit te Zhvillimit te Turizmit
-Sekretar Shkencor ne Akademinë e Shkencave
-President i Komitetit Olimpik Shqiptar
-Zëvendëskryetar i Komitetit Kombëtar te Energjisë
-Kryetar i Agjencisë se Ristrukturimit te Ndërmarrjeve
-Kryetar i Agjencisë se Ristrukturimit te Ndërmarrjeve Bujqësore
-Këshilltar i Zëvendëskryeministrit
-Shef i protokollit dhe ceremonisë ne Presidence
-Shef i zyrës se pritjes se popullit ne Presidence
-Kryeinspektor ne Kontrollin e Larte te Shtetit
-Drejtor i përgjithshëm ne Ministri
-Zëvendësdrejtor i përgjithshëm ne R. T .V
-Drejtor i Radios se Jashtme
-Drejtor i Radios se Brendshme
-Drejtor i Televizionit
-Drejtor i përgjithshëm i Arkivave te Shtetit
-Kryetar i Qendrës për Nxitjen e Investimeve te Huaja
-Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit
-Drejtor i Drejtorisë se përgjithshme te Rrugëve
-Drejtor i përgjithshëm i Institutit te Statistikës
-Kryetar i Komitetit Shqiptar te Birësimeve
-Zëvendëskryetar i Komisionit Shtetëror te Kthimit te Pronave
-Drejtor i përgjithshëm i Njësisë se Implementimit te Projektit Mobil
-Shef i Shërbimit te Inspektoratit te përgjithshëm Financiar ne Ministrinë e Financave
-Drejtor ne Drejtorinë e përgjithshëm te Aviacionit Civil
-Zëvendësdrejtoret e përgjithshëm te Ministrive dhe Institucioneve Qendrore .Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit te Sigurimeve
-Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit te Sigurimeve Shoqërore
-Drejtor i Ligjshmërisë ne Gjykatën e Kasacionit
-Drejtor i përgjithshëm i ish-te përndjekurve Politike
-Drejtor i Drejtorisë Kombëtare te Meteorologjisë dhe Kalibrimit
-Drejtor i Drejtorisë se Standardizimit dhe Cilësisë
-Drejtor i Kodifikimit ne Ministrinë e Drejtësisë
-Drejtor i Inspektimit ne Ministrinë e Drejtësisë
-Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor
-Përgjegjës i Sektorit ne Presidence
-Sekretar i Presidentit
-Kryetar i Komisionit Shtetëror trepalësh për dhënien e Statusit te Ish-te përndjekurve Politike
-Kryekëshilltar ne Kuvend .
-Këshilltar Komisioni ne Kuvend
-Zëvendësdrejtor i ATSH-së
-Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit te Statistikës
-Zëvendëskryetar i Qendrës Shqiptare te Nxitjes se Investimeve te Huaja
-Zëvendëskryetar i Agjencisë se Ristrukturimit te Ndërmarrjeve
-Zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare te Privatizimit
-Zëvendësdrejtor i Agjencisë se Prokurimit Publik
-Zëvendësdrejtor i Drejtorisë se përgjithshme te Arkivave
-Zëvendëspresident i Komitetit Olimpik
-Këshilltar ne Ministri dhe Institucione Qendrore
-Drejtor Drejtorie (për probleme te veçanta) ne Këshillin e Ministrave, Presidence dhe Kuvend
-Sekretar i Komitetit Olimpik Shqiptar
-President i Këshillit Kombëtar te Urdhrit te Mjekut
-Zëdhënës i Gjykatës se larte
-Shef Kabineti ne Ministri dhe Institucione Qendrore
-Drejtor i përgjithshëm i Administratës se përgjithshme te Ndihmës dhe Çështjeve Sociale
-Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar te Punësimit
-Drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit te Punës
-Koordinator ne Këshillin e Ministrave
-Drejtor i përgjithshëm i pyjeve dhe Kullotave
-Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror te Kontrollit te Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te tij
-Drejtor Drejtorie (Prokuror) ne Prokurorinë e përgjithshme
-Prokuror, Hetues, Oficer i Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e përgjithshme
-Prokuror ne prokurorinë e Apelit Civil dhe Ushtarak ne Tirane
-Zëvendësprokuror ne Prokurorinë e Rrethit
-Gjyqtar ne Gjykatën e Apelit Civil dhe Ushtarak ne Tirane
-Kryetar ne Gjykatat e rretheve
-Kryetar i Gjykatës se Apelit ne rrethe
-Prokuror rrethi
-Zëvendësprokuror Rrethi
-Zëvendëskryetar ne Gjykatat e Rretheve
-Zëvendëskryetar i Gjykatës se Apelit ne Rrethe
-Inspektor i Kontroll-Bashkërendimit ne Departamentin e Kontrollit te Brendshëm Administrativ -ne Këshillin e Ministrave

-Drejtor Drejtorie ne Presidence, Kuvend, Këshill te Ministrave, Ministri, Institucione Qendrore dhe Kontrollin e Larte te Shtetit
-Zëvendësdrejtor ne Këshill te Ministrave, Ministri, Institucione Qendrore dhe Kontrollin e Larte te Shtetit
-Ambasador i Republikës se Shqipërisë .Ministër Fuqiplote ne Ambasade
-Shef sektori ne Këshill te Ministrave, Ministri, Institucione Qendrore dhe Kontrollin e Larte te Shtetit
-Konsull ne Konsullatat e Republikës se Shqipërisë
-Kryetar dege ne Ministri, Institucione Qendrore dhe Kontrollin e Larte te Shtetit
-Ministër Këshilltar ne Ambasade
-Këshilltar ne Ambasade
-Sekretar i Pare ne Ambasade
-Sekretar i Dyte ne Ambasade
-Sekretar i Trete ne Ambasade.
-Specialist ne Presidence, Kuvend, Këshill te Ministrave, Ministri, Institucione Qendrore dhe Kontrollin e Larte te Shtetit
-Gjyqtare ne Gjykatat e Rretheve ”
-Prokurore
-Hetues, oficer i Policisë gjyqësore
-Gjyqtare ne Gjykatat e Apelit
-Prokuror ne Prokurorinë e Apelit
-Sekretar i Kryetarit te Kuvendit
-Sekretar i Kryeministrit .Atashe ne Ambasade
-Asistent i Inspektorit te Kontroll -Bashkërendimit ne Departamentin e Kontrollit te Brendshëm Administrativ ne Këshillin e Ministrave.

 

Punonjësit e industrisë ushtarake, masa e pensionit që marrin nga shteti

Sipas ligjit përfitojnë punonjësit që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.

Kushtet dhe masa e përfitimit: Në datën 31.12.2002 të kenë qenë në marrëdhënie pune në Kombinatin Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë ose të jenë trajtuar në bazë të VKM-së nr. 389, datë 8.8.2002 dhe VKM-së nr. 695, datë 27.12.2002. Të kenë periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 15 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 18 vjet për gratë dhe periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 18 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet për burra. Të kenë ndërprerë aktivitetin ekonomik;. Masa e përfitimit për këta punonjës është e barabarte me 70 për qind te bazës së vlerësuar por jo më shumë se pensioni maksimal. Në rastet kur për llogaritjen e bazës se vlerësuar mungojnë dokumentet përkatëse, masa e përfitimit minimal përcaktohet me VKM.

 

Invalidët e luftës, shtesat që marrin në pensionin e tyre

Përfitojnë pension si invalid lufte të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 prilli i vitit 1939, deri në çlirimin e Shqipërisë. Luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar jashtë kufijve të Atdheut deri më 9.5.1945. Të gjithë personat, që janë plagosur dhe gjymtuar, duke zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut ose në zonat e çliruara. Të burgosurit dhe të internuarit, që janë plagosur dhe gjymtuar në burgjet dhe kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit.Procedurat dhe dokumentacioni për të përfituar të ardhura nga invaliditeti i Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar.Libreza e pensionit të invaliditetit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, ose e pensionit të pleqërisë, kur në të është llogaritur edhe shtesa si invalid lufte. Vërtetimet zyrtare të lëshuara nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik, Dega ushtarake, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Spitali Ushtarak, si dhe çdo akt tjetër zyrtar që vërteton plagosjen dhe gjymtimin, sipas nenit 1, të ligjit nr. 7763, datë 20.1.1993. Kur nuk ka dokumente zyrtare, plagosja dhe gjymtimi në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar vërtetohet në rrugë gjyqësore, sipas dispozitave në fuqi. Të qenët invalid, grupi përkatës dhe ndryshimi i grupit të invaliditetit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, mbi bazën e kërkesës të të interesuarit ose të sigurimeve shoqërore, sipas kritereve të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Masa e përfitimit:
Invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar përfitojnë një shtesë mujore, mbi pensionin e invaliditetit në masën:

-4 000 lekë për grupin e parë të invalidëve

-3 500 lekë për grupin e dytë të invalidëve

-3 000 lekë për grupin e tretë të invalidëve

-2 500 lekë për grupin e katërt të invalidëve

-Këtë shtesë invalidi i luftës e merr edhe kur del në pension pleqërie

-Kjo shtesë do të ndryshojë aq herë sa ndryshon dhe pensioni i pleqërisë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency