Durrës/ Përpiqet  të shpëtojë nga grushtet e bashkëshortit, bie nga pallati 27-vjeçarja

0
119

durres reniaNjë 27-vjeçare nga Durrësi, nënë e një fëmije, bie nga pallati, ndërsa tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, duke zbritur nga tubi i shkarkimit të ujit. Ajo ka marrë plagë të shumta, duke përfunduar në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është shënuar në lagjen 17, pak pas mesnatës. Bëhet fjalë për shtetasen A. Hoxha. Gjithçka ka nisur teksa në tentativë t’u shpëtojë grushteve të të shoqit është përpjekur të dalë nga shtëpia nëpërmjet tubave të shkarkimit të ujit. Teksa ka zbritur disi, në katin e dytë e reja ka rrëshqitur dhe më pas është rrëzuar. 27-vjeçarja ka marrë plagë të shumta, duke përfunduar në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Vrasja/ Pista e hetimit, Viktor Skeja në borxh ndaj disa biznesmenëve të lojërave të fatit

 Dy ditë pas vrasjes së ish-drejtorit të CEZ të qytetit të Laçit, Viktor Skeja, policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë ngritur një sërë pistash hetimi. Kryesorja në këtë hetim është ajo e borxheve që viktima i kishte disa bizneseve të lojërave të fatit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndër vite 47-vjeçari njihej si lojtarë i lojërave të fatit kryesisht kazinove. Mësohet se Skeja kishte akumuluar sasi të mëdha borxhesh, çka i ka bërë hetuesit të ngrenë një pistë për të hetuar pikërisht këto fakte. Megjithatë nga blutë e Tiranës dhe prokuroria nuk juanë lënë pas pista të tjera që kanë të bëjnë me kaluarën e tij. Policia e Tiranës që ditën e vrasjes sqaroi se Skeja ishte një person me precedent të theksuar kriminal duke qenë se ishte i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Por jo vetëm kaq nga arkivat e policisë emri i Viktor Skejës lidhet me një ngjarje të rëndë ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Laçit. Dyshohet se 47-vjeçari ka urdhëruar vrasjen e Gjin Gjinit, duke ngritur pistën e një hakmarrje të mundshme nga viti i mbrapshtë. Gjithashtu edhe e kaluara e tij kriminale në Itali ku për të kishte një vendim gjykatë që e dënonte me burg, ka bërë që autoritet shqiptarë të hetojnë edhe konflikte të mundshme të drogës. Ndaj Viktor Skejës atentati i të dielës së 1 qershorit, në rrugën “Riza Cerova” ishte i treti, duke qenë se ai i kishte shpëtuar më parë plumbave në Laç dhe në rrugën Bardhyl në kryeqytet, në shtatorin e vitit të shkuar. Për krimin ndaj Skejës është shoqëruar fillimisht në polici A. L., i cili është lënë i lirë ditën e djeshme. Sipas policisë i shoqëruari nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me krimin, por është gjetur në vendngjarje me armë në brez.

 

Policia

Për blutë autorët e krimit kanë studiuar me detaje çdo element të kësaj vepre penale, duke vepruar në oraret më të përshtatshme dhe duke mos lënë asnjë dëshmitarë okular. Askush nga banorët nuk ka mundur dot që të fiksojë makinën nga u qëllua viktima. Në zonë nuk ka biznese të pajisura me kamera sigurie, ku të fiksohej momenti i mbërritjes së automjetit të krimit. Vrasësit kanë vepruar shumë shpejt në një orar mjaft të përshtatshëm, kur në rrugë nuk ka pasur asnjë lëvizje. Është qëlluar dy herë me breshëri ndaj viktimës, i cili ka mbetur i vdekur në automjet. Ka dyshime se autorët kanë qenë të pamaskuar duke e ditur se askush nuk do të arrinte dot që të identifikonte fytyrën. Sipas mekanizmit të ngjarjes personi që ka qëlluar viktimën ishte i ulur në sedijen e pasagjerit. Por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për dy autorë apo tre. Policia dyshon se plagosja e ndodhur në shtator është e lidhur me krimin e së dielës, ku humbi jetën 47-vjeçari Viktor Skeja.

 

Pistat

Viktima është i skeduar për policinë dhe i njohur si me precedentë penalë. Momentalisht janë duke u hetuar disa pista paralelisht, përfshirë këtu trafikun e drogës, konflikte pronësie, probleme të vjetra të viktimës. Sipas policisë për viktimën ka dyshime se ai mund të jetë autori i një vrasjeje të ndodhur kohë më parë në Laç me qëllim hakmarrjen. Vetë viktima ka qenë i përfshirë në episode të ndryshme kriminale, çka e zgjeron rrethin e të dyshuarve. Policia po tenton të verifikojë secilën nga pistat, që mund të jetë i lidhur me vrasjen. Viktima figuron i përfshirë në një konflikt pronësie në vitin 2011, si dhe person i dënuar në Itali për trafik droge. Viktor Skeja u plagos në shtator të 2013 në rrugën Bardhyl në njërën nga kazinotë. Për blutë kjo ngjarje ishte një shenjë paralajmërimi, por që nuk u bë e mundur gjetja e autorëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency