Shenjtërimi i Katedrales/ Flamuri Serb dhe fotoja e Fan Nolit krijojnë incidente.

0
130

kisha ortodokseMesha/ Shenjtërohet Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, krerët e ortodoksisë në Shqipëri

Tërshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë, Patriarku i Jerusalemit Theofili III, Patriarku i Rumanisë Danieli, Kryepesokopi i Greqisë Jeronimi, ai i Qipros Krisostomi, Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë Nikon Liolini, Kryepeskopi i Varshavës, Sava dhe Patriarku i Serbisë Irinej, mbërrijnë në Tiranë për një ditë të vetme

 Me një meshë madhështore është shenjtëruar ditën e djeshme Katedralja “Ngjallja e Krishtit”. Krerët më të lartë të ortodoksisë botërore ishin të pranishëm në ceremonin ku paqja dhe harmonia kanë qënë mesazhet kryesorë. Të pranishëm në Tiranë për meshën e Shenjtërimit kanë qënë partriarkë nga e gjithë bota, mes tyre Tërshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë, Patriarku i Jerusalemit Theofili III, Patriarku i Rumanisë Danieli, Kryepesokopi i Greqisë Jeronimi, ai i Qipros Krisostomi, Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë Nikon Liolini, Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarku i Serbisë Irinej dhe delegacione të Kishës Ortodokse të Moskës, Gjeorgjisë, Bullgarisë dhe Antiokisë.Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën. Pas kryerjes së ritualeve që parashikon edhe liturgjia ortodokse, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, mbajti edhe një fjalë të posaçme. Kreu i kishës shqiptare, u ndal të vështirësitë që ishte përballur në fillim të viteve ‘90 kur erdhi për herë të parë në vendin tonë. Por pas gjithë këtyre viteve përpjekje dhe mund, Janullatos tha se kjo kishë është simboli më i mirë, se ortodoksizmi në Shqipëri ka rilindur. Ndërsa patriarku Ekumenik Bartolomeu i parë, që është edhe drejtuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Botërore, tha se kjo vepër e ngre Shqipërinë, në vendet më të rëndësishme të besimit ortodoks.

 

“Ngjallja e Krishtit”

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, ka qenë dikur në Sheshin “Skënderbej”, pikërisht në vendin ku sot ndodhet Hotel “Tirana International”, por u shkatërrua nga regjimi komunist në vitin 1967. Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër, katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me diametër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmëcilindrike. Kryqi i kupolës, katër mbulesat gjysmëcilindrike të masave mbështetëse dhe tri absidat e Hierores janë të veshura me fletë bakri ngjyrë floriri. Në ndarjet ndërmjet dritareve të kupolës janë vendosur perimetrikisht 52, elementë dekorativë në reliev, ndërsa katër masat mbështetëse dekorohen me basoreliev, me temë siglën dhe kallirin, si simbol i sakrificës dhe pjellorisë.

 

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, bashkon politikën shqiptare

Liderët politikë i janë bashkuar ditën e djeshme meshës në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama si rrallë herë janë ulur përkrah njëri-tjetrit.

 

KATEDRALJA “NGJALLJA E KRISHTIT”
Sipërfaqja e truallit: 5039 m2
Sipërfaqja e katedrales: 1660 m2
Lartësia e katedrales: kupola 29.2 m,
kryqi 32.2 m
Sipërfaqja e kishëzës: 55 m2
Lartësia e kishëzës: 6.3 m
Sipërfaqja e qendrës sinodike: 830 m2
Lartësia e qendrës sinodike: 22 m
Sipërfaqja e kambanores: 42 m2
Lartësia e kambanores: kubeja 43 m,  kryqi 46 m
Fillimi i veprës: korrik 2004
Përfundimi i veprës: maj 2012

 

 

Mesha/ Flamuri Serb dhe fotoja e Fan Nolit krijojnë incidente pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

 Patriarku Serb Irinej: Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavaruar nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë

 Nuk ka kaluar pa incidente mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Fillimish ka qënë një burrë i moshuar i cili në momentin që po kalonte pranë Katedrales filloi të ngrinte zëri duke ofenduar krerët e ortodoksisë së serbisë dhe Greqisë. Forcat e shumta të policisë që kishin rrethuar zonën, menjëherë kanë shoqëruar personin në komisariat duke e mbajtuar aty për disa orë rresht. Më pas ka qënë një grua e cila me foton e Fan Nolit kundërshtoi mbajtjen e meshës në gjuhën greke. “Themelusi i Autoqefalisë, ai që në 10 mars 1914 mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe. dhe është turp që sot pas 100 vitesh gjuha greke mbizotëron në kishën shqiptare. Intelektualët dhe njerëzit që jetojnë në atdhe nuk duhet të pranojnë këtë turp kombëtar. Fan Noli na e përkthehu biblën në gjuhën shqipe dhe para 100 vit4esh e mbajti. Dhe jo mesha jonë të bëhet në gjuhën Greke. Kjo është kërkesa ime, unë jam ortodokse, dhe dua një kryepeshkop shqiptar. Kaluan 23 vite, e nuk mund të presim më.”- u shpreh Elida Jorgonit. Edhe në kët rast policia ka bërë shoqërimin e saj në komisariat duke mos e lejuar të vazhdonte “protestën” e saj. Pranë Katedrales kishte forca të shumta policie, struktura të sigurimit grek dhe serb të cilët ishin civil dhe vigjilent ndërsa nuk munguan as agjentët e shërbimeve informative shqiptare për çdo situatë të mundshme.

 

Flamuri serb

Fotoja e disa të rinjve me flamurin serb përpara Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, kë bërë xhiro nëpër të gjitha faqet e internetit në Shqipëri dhe Kosovë. Kanë qënë të shumtë komentuesit të cilët kundërshtonin një veprim të tillë ndërsa faqet e lajmeve në Kosovë dënuan  nismën e të rinjëve serb.

Kryepshkopi serb

Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavaruar nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Ka qënë kjo deklarat e Patriarkut të serbisë Irinej, gjatë një interviste për “Top-Channel”.  “Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se rreth 200-250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë”- thekësoi Patriarku Irinej. Lidhur me zgjidhjen që mund të ketë çështja e Kosovës Patriarku tha se: “E para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk i lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre. Tani kemi marrë vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura. Serbët asnjëherë nuk kanë qenë armiqësor në raport me shqiptarët. Në 1912, kur Kosova u çlirua nga Turqia, asnjë shqiptar nuk u përzu nga Kosova dhe Metohija.”

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency