Normat e interesit/ Biznesi, qeverisë: Vendosni bankat në kushte konkurrence, mbështetje për tregun e kapitaleve

0
90

rrobaqepesiNorma e interesit të lekut në minimumin historik për depozitat, e kundërta për kreditë

Ekspertët: Ka ardhur koha që të ndryshojë situata

 Norma e interesit për lekun ka prekur sërish minimumin historik në vlerën 2.5%, gjë kjo e reflektuar vetëm për depozitat. Ndërkohë që situata është krejt e kundërt nëse merr një kredi kjo pasi në harkun kohor të dy viteve Banka Qendrore ka ulur 9 herë interesin e lekut, por interesat si për kredi konsumatore ashtu edhe për ato të cilat jepen për shtëpi apo për të bërë një biznes janë të njëjta. Në këtë formë të gjithë qytetarët qe kursejnë para në banka nuk kanë më jo vetëm fitimin e mëparshëm, por nëse llogaritet edhe me normën e inflacionit vjetor bankat tashmë po bëjnë thjesht “ruajtjen fizike” të lekut.

 

Reagimet

Përmes një reagimi publik, “Konfindustria” vëren se kontrolli i shumicës së tregut bankar nga 3 banka ka krijuar këtë situatë dhe i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë. Sipas saj, nëse vijohet kështu ekonomia e vendit do të vihet në pikëpyetje pasi nuk mund të kemi më hapje biznesesh të reja dhe investime te ndërmarrjet ekzistuese, të cilat janë dy elementët kryesore që sjellin vende të reja pune dhe rritje të pagave. “Të dhënat përgjithësuese tregojnë, se jemi në kushtet paradoksale ku ndërkohë, që ritmi i shtimit të kreditimit të ekonomisë për 3 mujorin e parë të vitit 2014 është në pikën e tij më të ulet historike përsa i përket kreditimit të biznesit edhe kundrejt vitit të vështirë 2013, fitimi i sektorit bankar për të njëjtën periudhë është 45 milion euro. Gjithçka më sipër është edhe më e zymtë kur vlerëson, se fitimi i mësipërm i sektorit bankar realizohet kur sasia e kredive të “keqia” është përsëri në rritje, duke kapur nivelin më të lartë historik prej 24.2% të portofolit të përgjithshëm me vlerë absolute prej më shumë se 1 miliard $ dhe rritja ekonomike e vitit 2013 në rastin më të mirë është në kufijtë e 1% të PPB”, tha Buxhuku.Ndërkohë sipas ekspertëve situata aktuale me normat e interesit të vendosura nga bankat për depozitat dhe kreditë janë të papranueshme. “Banka shikon interesin e vet shikon fitimin. Po jo fitim që ne do ta klasifikojmë tek makutëri, jo fitim për fitim në shërbim të nejerëzve sepse edhe një biznes që krijohet dhe një bankë që krijohet në rradhë të parë nuk duhet të ketë qëllim fitimin, por interesin publik”, bëri të ditur eksperti për “VP”.  Ndërkaq artgumentimit të banakave se kredia është e shtrenjtë për shkak të nivelit të lartë të kredive me probleme, eskpertët i përgjigjen duke pohuar se një pjesë e këtyre kredive nuk po paguhen pikërisht për shkak të interesave të larta. “Që të jetë në gjendje ta shlyejë këtë kredi që mori për biznesin e tij duhet të paktën që nroam e fitimit të tij të jetë të paktën 25%. Që të të paktën të shlyejë kredinë me 15 % interes dhe ti ngelet diçka për vete. Ta marrë nga qytetari me 2. % dhe ta shesësh kredinë 17, 18 me 15 %, kjo nuk lejohet”. Nga ana tjetër, ky shqetësim nuk shrpehet vetëm nga ekspertët e fushës, por edhe nga shoqatat e biznesit. Ulja e normës bazë të interesit në 2.5% është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Sipas guvernatorit me këtë ulje do të kemi nxjitje të konsumit dhe investimeve të brendshme duke synuar një shyfuqizim të plotë të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë dhe një kthim më të shpejtë të inflacionit në objektiv. Por pavarësisht objektivave ajo që ka ndodhur më parë kur është ulur norma e interesit ka qenë e kundërta e veprimeve të bankave të nivelit të dytë të cilat kanë rritur interesat për kreditimin dhe i kanë ulur për depozitat.

 

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 % normën bazë të interesit

Guvernatori i Bankës së Shqiëprisë Ardian Fullani bëri të ditur dy ditë më parë uljen në 2.5 % të normës bazë të interesit. Sipas tij për shkak se konsumi në vend ka arritur në nivelet e tij më të ulëta të këtyre viteve Banka e Shqipërisë, u detyrua të ulë sërish normën bazë të interesit. Guvernatori tha se këshilli mbikqyrës e argumentoi këtë vendim me shpresën e reflektimit tek kreditë e individit dhe biznesit. Sipas Bankës së Shqipërisë, sistemi bankar nuk po e financon sa duhet ekonominë dhe për këtë sipas guvernatorit duhet gjetur mënyra e që bankat të dalin nga politikat e tyre konseravtore dhe të kreditojnë më shumë. Kjo ishte hera e 9 në dy vitet e fundit që Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit, por efekti në uljen e kostos së kredisë është reflektuar pjesërisht dhe me vonëse. Vetë guvernatori e pranoi se vënia në lëvizje të plotë e mekanizmave të kreditimit është thembra e akilit.

 

Qeveria: Gjobat e falura, biznesi do ti riinvestojë

Biznesi do të riinvestojë paratë e falura të gjobave që ka marrë në periudhën parazgjedhore. Sipas qeverisë, hyrja në fuqi e ligjit për faljen e gjobave për periudhën 1 mars -31 dhjetor 2013, do të sjellë efekte positive tek sipërmarrja. ‘”Shpesh herë administrata shtetërore kishte përdorur mënyrën e gjobave për të detyruar bizneset për të votuar një subjekt të caktuar politik dhe kjo sillje një shqetësim të ngritur nga bizneset. Është një kosto e madhe për biznesin dhe që i rikthehet biznesit që ta riinvestojë pa e paguar më në formën e gjobës. Janë diçka më shumë se 30 milionë dollarë, që janë venë gjobë në total për atë që është paguar plus edhe për atë që nuk është paguar”, tha Bruna Paskali, zvministre e Ekonomisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency