Konventa që do të rilegjitimojë Evropën

0
139

Deutsche Welle

pePopulistët dhe euroskeptikët ishin fituesit kryesorë të zgjedhjeve evropiane. Një aleancë e gjerë synon të rinegociojë kompetencat e BE dhe t’i bëjë ato të afërta për qytetarët. Por rruga është e gjatë.

Është një projekt, që e duan gati të gjithë, por duket sikur kurrë nuk vjen momenti i duhur për të: Konventa Evropiane. Kjo asamble me përfaqësues nga të gjitha shtetet anëtare duhet të mblidhet atëherë, kur duhen bërë ndryshimet në traktatet e BE-së. Tani një koalicion i OJQ-ve, sindikatave dhe ekspertëve të ekonomisë përpiqen të mbështesin konventën, e cila parashikohet në nenin 48 të Traktatit të Lisbonës. “Ne kemi nevojë për një konventë, për ta bërë Evropën më demokratike dhe sociale”, thotë Reiner Hoffmann, kryetar i Federatës së Sindikatave gjermane (DGB).

Gerald Häfner i iniciativës “DemocraticEuropeNow” shpreson për një integrim më të gjerë të shoqërisë. Të dielën e kaluar kemi votuar, por kjo nuk mjafton”, thotë Häfner, të cilin e shqetëson fakti, që vendimet e rëndësishme për mbarëvajtjen e BE merren nga kryetarët e shteteve pas dyerve të mbyllura. “I gjithë pushteti shtetëror buron nga populli, kjo duhet të vlejë edhe për Evropën.”

Sipas vëzhgimeve të aleancës 1400 kandidatë të zgjedhjeve të fundit evropiane janë shprehur për një konventë të tillë, 150 janë zgjedhur në Parlamentin Evropian (PE). Sipas Gerald Hafner në Gjermani të gjitha partitë e mëdha, CDU / CSU, SPD, Të Majtët dhe të Gjelbrit, do të ishin për një konventë. Për këtë ka konsensus edhe në mesin e sindikatave evropiane, pohon edhe Hoffmann.

 

Bashkimi Europian në transformim

Pas aprovimit të gjerë, të paktën teorik, për një model të tillë qëndron bindja se BE ka ndryshuar në dekadat e fundit dhe ka marrë shumë kompetenca të reja, pa qenë me të vërtetë të legjitimuara në mënyrë demokratike nga qytetarët e Evropës. Këtu bën pjesë mekanizmi i stabilizimit ESM, trojka dhe pakti i përbashkët fiskal. Ështe krijuar një klimë e distancimit, mendojnë anëtarët e iniciativës së konventës, gjë që ka bërë që edhe partitë euroskeptike të kënë rezultate aq të mira. “Eshtë urgjente, që të rregullojmë të metat e BE-së në internet”, thotë shefi DGB, Hoffmann.

Ka patur dy herë një konventë në BE dhe partizanët e planit mbipartiak për një “Evropë më demokratike” nuk janë shumë të kënaqur me modelet e mëparshme. Qoftë konventës themeluese (1999-2000), qoftë konventës kushtetuese (2002-2003) i ka munguar transparenca dhe legjitimiteti. Pastaj nuk është arritur që qytetarët e Europës të aktivizohen në një debat të gjërë lidhur me përmbajtjen, edhe për arsye se koha për diskutime ishte e pakët. “Sidomos të rinjtë kanë ndjenjën, se pyeten shumë pak sidomos në vendimet e rëndësishme”, ankohet Häfner.

 

Konventa përballë qeverive

“Çështja e konventës është një çështje pushteti në Evropë”, thotë Häfner nga “DemocraticEuropeNow”. Ai thotë se qeveritë nuk janë shumë të gatshme për të, sepse në këtë mënyrë atyre do t’u ikë nga dora shumë nga pushteti vendimmarrës. “Unë nuk kam iluzione, ne duhet ta fitojmë atë kundër qeverive.” Aleanca për konventën shpreson në mbështetjen e parlamenteve kombëtare dhe të Parlamentit Evropian.

Në fund presidenti i Këshillit Evropian duhet të thërrasë konventën. Kjo mund të iniciohet nga Komisioni, qeveria e një shteti anëtar, ose nga Parlamenti Evropian. Në traktatet e BE-së shkruhet, se ajo është e përbërë nga përfaqësues të parlamenteve kombëtare, të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit. Veçanërisht e rëndësishme për iniciatorët është që planet e konventës t’u paraqiten të gjithë qytetarëve të Evropës për vendim. Häfner premton: “Pastaj në djepin e Evropës së re të bashkuar janë më shumë se vetëm vendimet e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, por vetë qytetaret dhe qytetarët.”

 

 Armët kimike të Sirisë

Siria ka shkatërruar shumicën e arsenalit të saj të armëve kimike, siç kërkohet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Në këtë kronikë nga Uashingtoni, korrespondenti i Zërit të Amerikës Andre de Nesnera analizon procesin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike – OPCW – thotë se Siria ka hequr nga territori saj ose ka shkatërruar në vend më shumë se 92 përqind të arsenalit të armëve kimike. Greg Thielmann, ekspert me Shoqatën për Kontrollin e Armëve thotë se arsenali i armëve kimike të Sirisë ishte i konsiderueshëm.  “Arsenali i përgjithshëm është gati 1,300 tonë, që e bën një nga arsenalet më të mëdha të armëve kimike në botë. Koreja e Veriut do të ishte konkurrentja tjetër. Megjithatë duhet të kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin arsenale të tilla të armëve kimike që edhe pas shumë vitesh pune për t’i shkatërruar, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ende kanë shumë armë kimike për të shkatërruar. Por asnjë nga këto arsenale nuk janë operacionale në ndonjë formë. ”

Arsenali i Sirisë përfshin gazin mustard, gazin sarinë, një armë kimike më moderne se mustardi dhe madje edhe  gaz VX – kimikati më toksik nga të gjithë. Shtatorin e kaluar, Siria ra dakort të shkatërrojë armët e saj kimike pas presionit nga Rusia dhe kërcënimit për veprime ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Siria ra dakort t’i shkatërronte armët deri në 30 qershor.  “Pjesa e parë e procesit të shkatërrimit kaloi pa probleme. Kimikatet u konsoliduan në gati 12 qendra dhe u siguruan. Duhet të mos harrojmë faktin se atje po zhvillohet një luftë civile. Pra ekziston gjithmonë shqetësimi se diçka mund të ndodhë me këto armë kimike. Shkatërrimi filloi në tetor të vitit të kaluar 2013 me shkatërrimin e lëndëve të para që përdoren për prodhimin e armëve kimike. ”

Lëndët e para janë kimikate që mund të përzihen së bashku për të krijuar agjentin kimik. Zoti Thielmann thotë se shumica e agjentëve që duhen shkatërruar janë në kontenierë të mëdhenj dhe më pas çohen në një port në Siri dhe ngarkohen në anije traansporti.“Një anije amerikane kryen shkatërrimin e tyre. Anije nga vende të tjera transportojnë agjentët kimikë nga porti sirian në anijen amerikane, e cila është ankoruar në brigjet e Italisë. Në process marrin pjesë edhe shumë vende të tjera që jo vetëm transportojnë agjentë kimikë nga Siria, por ofrojnë edhe ndihmë me anijeve luftarake për sigurimin e ngarkesës,  deri sa ajo të mbërrijë në anijen amerikane”.

Ekspertët thonë se ndërsa më shumë se 90 përqind e armëve kimike të Sirisë janë shkatërruar ose larguar nga vendi, ka shenja që Damasku po heziton për të hequr dorë nga 8 përqindëshi i fundit. Zoti Cirincione thotë se Siri aka përmendur edhe shqetësimet rreth sigurisë në rrugët nga vendi ku ruhet arsenali kimik deri në port.

“Ne po ashtu dyshojmë se kjo është e lidhur me kërkesat e Sirisë për të ruajtur rrjetin e tuneleve dhe ndërtesave që përdoreshin për mbajtjen e armëve kimike. Në bazë të marrëveshjes, këto tunele dhe objekte duhet të shkatërrohen. Siria dëshiron t’i ruajë ato për t’i përdorur për qëllime të tjera. Kjo mosmarrëveshje ende nuk është zgjidhur”. Një mosmarrëveshje tjetër ka të bëjë me njoftimet se qeveria siriane mund të ketë përdorur gazin klorinë gjatë muajve të kaluar kundër civiklëve dhe forcave kryengritëse në pjesë të ndryshme të vendit. Damasku e mohon këtë akuzë. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po kryen hetime.

Zëri i Amerikës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency