E vërteta e “Urdhërit të Tempullarëve”

0
202

urdhri i tempullareveUrdhëri i Tempullarëve qe themeluar rreth vitit 1118 në Jeruzalem. Një fisnik i rangut të mesëm nga krahina franceze e Champagne, Hugues de Payns dhe nëntë shokët e tij, formuluan përkushtimin zakonor religjioz ndaj varfërisë, dlirësisë morale dhe bindjes, duke krijuar kështu një bashkësi që, falë mbështetjes së Mbretit të Jeruzalemit, Balduin, pati si rezidencë të veten një pjesë të pallatit mbretëror të identifikuar nga kryqëtarët si Tempulli i Solomonit, prej nga edhe rrjedh emri Tempullarë. Duhet theksuar se ishin të shumta ndihmat dhe mbështetjet që tempullarëve iu dhanë prej fisnikëve dhe njerëzish të pushtetshëm, për organizimin e Kryqëzatave. Veç kësaj, zotërimet dhe pasuritë e fisnikëve, në rast të mungesës së trashëgimtarëve, u kalonin Urdhërit të Tempullarëve. Fillimisht detyra e Urdhërit lidhej me mbrojtjen e njerëzve që kalonin përmes Tokës së Shenjtë për të bërë pelegrinazh në Jeruzalem, por brënda pak vitesh Tempullarët krijuan një profil të ri, qartësisht ushtarak, duke marrë pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara nëpër Kryqëzata kundër Muslimanëve. Në vitet e para të krijimit të Urdhërit, ritmi i rritjes numerike ishte shumë modest, por pas Konsilit të Troyes gjërat ndryshuan sepse Urdhëri mori miratimin e Papës dhe, pati udhëheqjen shpirtërore të Shën Bernardit i cili dha ndihmesën e tij autoritare. Kryetari i Urdhërit të Tempullarëve, Hugues de Payns dhe ndjekësit e tij nisën të udhëtojnë nëpër Europën Perendimore në kërkim të rekrutëve dhe ndihmave të karakterit ekonomik. Vepra e tyre pati sukses në masat e gjera popullore, duke i dhënë kështu mundësinë Urdhërit që brënda pak viteve të rritet numerikisht e të grumbullojë pasuri të mëdha.

 

Kronologjia e Urdhërit të Tempullarëve:

1118-Hugues de Payns themelon Urdhërin në Jeruzalem.

1128-Konsili i Troyes miraton rregullin e Urdhërit, përpunuar nga Shën Bernardi

1139-(29 Mars) Nëpërmjet dokumentit “Omne datum optimum”, Papa Innocenzo II njeh Urdhërin e Tempullarëve.

1188-Papa Clemente III miraton përmbledhjen e urdhëresave të plota të Urdhërit.

1241-Suksese të Urdhërit në Tokën e Shenjtë dhe kundër maurëve në Spanjë.

1291-Kapitullim i San Giovanni d’Acri.

1305-Një sërë padish të lëshuara nga Esquiu de Floryan, bëjnë që mbi Urdhërin të bien akuza që lidhen me herezinë, blasfeminë dhe sjelljet epshore.

1307-(13 Tetor) Brënda vetëm një dite, me urdhër të inkuizitorit të Francës, Guglielmo Imbert, e të këshilltarit të Mbretit, Nogaret, arrestohen të gjithë Tempullarët e Francës.

1312- (22 Mars) në Konsilin e Vjenës, Papa Clemente V, i detyruar nga presioni i Filipit IV të Francës, anulon Urdhërin.

1314- (18 Mars) I fundmi Mjeshtër i Madh i Tempullarëve, Jacques de Molay, digjet i gjallë në mes të Parisit bashkë me Geoffroy de Charnay.

 

MJESHTRAT E MËDHENJ TË URDHËRIT TË TEMPULLARËVE

Hugues de Payns,-Champagne         1118/19-24.05.1136

Robert de Craon-Vitré            1136/37-13.01.1149

Everard des Barres-Champagne (Meaux)1149-1152

Bernard de Trémelay-Franca Contea                1152-16.08.1153

Andrea de Montbard-Borgogna         1153-17.01.1156

Bertrando de Blanquefort-Bordeaux              1156-02.01.1169

Filip de Nablus-Toka e Shenjtë              1169-1171

Oddone di Saint-Amand-Provenza                1171-08.10.1179

Arnaldo de Toroga-Aragona               1180-30.09.1184

Gerardo de Ridfort-Fiandre                1185-04.10.1189

Roberto de Sablé-Maine        1191-28.09.1193

Gilberto Erail-Aragona             1194-21.12.1200

Filippo di Le Plezzies-Angiò              1201-12.02.1209

Guglielmo di Chartres-Chartres         1210-25.08.1219

Pietro di Montaigu-Arargona              1219-28.01.1232

Armando di Périgord-Périgord  1232-17.10.1244

Riccardo di Bures-Normandia   1244/45-09.05.1247

Guglielmo di Sonnac-nga Rouergue     1247-11.02.1250

Rinaldo di Vichiers,-Champagne         1250-20.05.1256

Tommaso Berard-Itali ose Angli          1256-25.05.1273

Guglielmo di Beaujeau-Baujolais 1273-18.05.1291

Tibaldo Gaudin-Chartres-Blois? 1291-16.04.1293

Jacques de Molay-Franca Contea         1294-18.03.1314

 

Gruaja 33 vjeçare që është ende fëmijë 

Bëhet fjalë për një rast të pabesueshëm keqformimi. Është rasti i sindromës Benjamin Button. Gruaja që shikoni në foto quhet Maria Audete dhe ka lindur në 7 maj të vitit 1981 në Brazil. Mria është një nga fëmijët e një familje të varfër në fshatrat e Brazilit. Familja e saj përbëhet nga i ati dhe gruaja e tij e dytë, e cila është kujdesur për Marian që kur ajo ishte 13 vjeç. tkeqësisht, kushtet ekonomike të familjes nuk kanë lejuar asnjëherë që Maria të kurohej dhe të marrë ndihmën e duhur mjekësore për sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh. Mjekët bëjnë të ditur se nëse do të ishte ndërhyrë që në lindje, problemi i saj do të ishte zhdukur. Për shkak të sëmundjes që mbart, Maria ka ngalur në të gjitha aspektet, fëmijë. Ekspertët e fakultetit mjekësor në Universitetin Ceara mendojnë se Maria vuan nga mungesa e një hormoni të tiroides. Si rezultat i hipertiroides, trupi i saj nuk ka mundur kurrë të zhvillohet fizikisht dhe mendërisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency