Thurman në lidhje me Tarantinon?

0
150

thurmanTabloidët amerikanë spekulojnë se Uma Thurman dhe Quentin Tarantino janë në lidhje.

Aktorja dhe filmbërësi kanë bashkëpunuar në disa filma në dy dekadat e fundit, duke përfshirë “Pulp Fiction” dhe filmat “Kill Bill”, ndërsa burime të “US Weekly” thonë se ata janë bërë intimë me njëri-tjetrin.

“Ata kanë pasur diçka dhe së fundmi janë bërë sërish bashkë. Ai e ka dashur atë për shumë vite”.

“Gjithmonë ka pasur një joshje. Ajo është llastuar kohë pas kohe dhe kështu ka funksionuar lidhja ndërmjet tyre”, – thonë burimet. Sidoqoftë, as aktorja e as regjisori nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve.

 

Beteja ligjore për vajzën e Paul Walker, 15-vjeçarja do të qëndrojë me nënën

 Tashmë ka përfunduar beteja ligjore për kujdestarinë e vajzës së Paul Walker, 15-vjeçares Meadow. Gjykata ka vendosur që ajo të qëndrojë me nënën biologjike, Rebecca Soteros, e cila do të ndihmohet nga një dado. Në qoftë se kthehemi pas në kohë, në muajin mars, nëna e aktorit, Cheryl Walker, u kërkoi gjyqtarëve që t’ia besonin asaj mbesën, pasi Rebecca konsumon alkool. Duket se kjo kërkesë e saj nuk është marrë parasysh. Aktori i “Fast & Furious” i ka lënë vajzës së tij një trashëgimi prej 20 milionë eurosh.

 

Eliza e nxeh atmosferën

 Ajo di ta zbukurojë plazhin! Me një trup të bukur Eliza Doolittle ka treguar se është në formë të mirë, ndërsa po pushon në brigjet e bukura të Majamit. 26-vjeçarja tashmë është e njohur në botën muzikore përderisa edhe bikinet duket se i shkojnë për shtat. Ajo ka marrë një pushim të merituar pasi ka aranzhuar disa këngë këtë vit dhe fokusi i kryesor i saj për momentin janë pushimet e saj.

 

Urdhër i prerë, Kylie Jennerit i ndalohet të takohet me Bieberin

Ndodh edhe kështu që Kylie Jenner t’i ndalohet që të takohet me këngëtarin Justin Bieber. Asaj i është dhënë ky urdhër i veçantë nga babai i saj, Bruce Jenner, ku i ka thënë se duhet të jetë sa më larg nga krijuesi i hitit “Baby”. Sipas një burimi, bëhet me dije se e gjithë kjo situatë ka ndodhur pasi ata janë parë bashkë në një ndeshje boksi. “Kjo ka ndodhur pasi Bieber e ka marrë më vete Kyliein, për të parë ndeshjen e boksit të Floyd Mayweather Jr. Ai është çmendur dhe menjëherë e ka telefonuar i tmerruar gruan e tij Kris Jenner”. Darka e Bieber me Jenner shihet si një lëvizje interesante në mediat rozë, të cilat shkruajnë se së fundmi ish-e dashura e tij, Selena Gomez, ishte përfshirë në një “konflikt” të ashpër me të.

 

Pornoaktorja që synon postin e kreut të Bashkisë së Torontos

 Aktorja e famshme e pornografisë, Nikki Benz, ka bërë të ditur se do të garojë për postin e kreut të Bashkisë së qytetit të Torontos, ndërsa kandidatura e saj është miratuar nga një numër i madh i banorëve, të cilët nuk kanë asnjë paragjykim duke menduar se Nikki vërtet mund të udhëheqë mirë Bashkinë e tyre. Nikki më herët është kritikuar shumë si konsumuese e alkoolit dhe drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency