Botërori Brazil 2014/ Skuadrat e mëdha që kanë dështuar në misionin Kupa e Botës

0
286

italiShumë ekipe kombëtare kanë pasur ekipe mjaft të mira në periudha të ndryshme. Mirëpo pavarësisht nga emrat e mëdhenj nuk kanë arritur që të rrëmbejnë Kupën e Botës

Në prag të finaleve të Brazil 2014 konsiderohen disa ekipe që mund të fitojnë finalet, por historia ka treguar se jo gjithmonë skuadra më e mirë ia del në fund të ngrejë trofeun.

Ja zhgënjimet më të mëdha:

 

11) Italia, 2010

Axurrët ishin kampionët në fuqi të Kupës së Botës. Në 2006, italianët arritën që të shpalleshin kampion, por në vitin 2010 Bufon me shokë u detyruan ta shikonin veten e tyre të eliminuar që në fazën në grupe. Një ekip pa ide dhe organizim që nuk arriti të kalonte sipër Sllovakisë që i bëri surprizën e madhe.

10) Argjentina, 2006

Kampionët e vitit 1986 u futën në botërorin e 20 viteve më vonë në Gjermani si një skuadër pretendente, por nuk arritën dot të ecnin gjatë. Me lojtarë të shquar si Tevez, Rodriguez dhe Mesi, Rikelme apo Krespo, Argjentina realizoi një nga dështimet më të mëdha. I eliminoi Gjermania në 16-she.

9) Brazili, 1950

Eliminimi i Brazilit solli një traumë për këtë komb, aq sa nisi të krahasohej me Hiroshimën. Një shkrimtar brazilian shkruante se Uruguai shkaktoi Hiroshimën në Brazil, kur fitoi në finalen e Kupës së Botës më 1950. Brazili kishte shënuar 21 gola gjate turneut dhe dukej kampione, por Uruguai ngriti trofeun, pas fitores 2-1 në Brazil, ku u zhvilluar Botërori.

8) Portugalia, 1966

Benfika ishte klubi më i mirë në Evropë në ato vite. Sukseset e ekipeve portugeze e kthyen Portugalinë në favorite për Kupën e Botës 1966. Kujtohet se ekipi i Eusebios përmbysi humbjen me Korenë e Veriut nga 3-0, në 5-3. Përballë Anglisë së Bobi Çarltonit erdhi eliminimi në gjysmëfinale.

7) Franca, 1982

Pas një fillimit të dobët dhe humbjes 3-1 nga Anglia, Franca me Platini, Zhires dhe Tigana dukej e pamposhtur dhe favorite për Kupën e Botes. Franca u ndesh me Gjermaninë Perëndimore dhe u duk shumë pranë finales, por gjermanët barazuan dhe fituan në kohë shtesë, duke i eliminuar.

6) Jugosllavia, 1994

Jugosllavia nuk mori pjesë në Botërorin e vitit 1994. Pas luftës ajo u shpërbë në shtete të tjera, si Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Por para shpërbërjes dukej skuadra më e fortë në botë, me lojtarë si Stojkoviç, Boban, Saviçeviç, Shuker, Pançev, Mihajloviç etj. Në finale shkoi Italia pa shumë pretendime, me Brazilin qç gjithashtu nuk dukej favorite për në Botëror.

5) Italia, 1978

Besojeni ose jo, Italia e Kupës së Botes 1978 ishte superiore për të fituar finalet e Kupës së Botes. Nëntë lojtarë të kombëtares së Italisë ishin pjesë e Juventusit që po dominonte futbollin italian. Zofi, Shirea, Xhentile, Kabrini, Tardeli dhe Beneti përbënin një grup të mrekullueshëm, me Betegen në sulm. Por Holanda i mundi me rezultat të thellë dhe i eliminoi nga turneu.

4) Italia, 1990

Italia u fut në finalet e Kupës së Botës 1990 si pritëse e turneut dhe favorite kryesore për të fituar finalet. Zenga, Ferri, Barezi, Bergomi dhe Maldini dhe me mesfushë të kompletuar me Baxhon, Donadonin dhe Xhaninin, Italia u eliminua papritur pas humbjes 2-1 në gjysmëfinale, nga Argjentina e Maradonës.

3) Holanda, 1974

Kush mund ta harrojë Rinus Mishelsin dhe teorinë e tij të “futbollit total”. Fakti që Holanda dështoi për të fituar finalet e Kupës së Botës është akoma një temë diskutimi dhe burim që shkakton dëshpërim për shumë të pasionuar pas futbollit. Holanda e ’74 konsiderohet edhe sot e kësaj dite ekipi magjik, që ka luajtur ndonjëherë në finalet e Kupës së Botës. Krujfi me shokë shkuan në finale pa llogaritur asnjë kundërshtar dhe pësuan një humbje të hidhur në fund me të zotët e shtëpisë, 2-1.

2) Hungaria, 1954

Hungaria e jashtëzakonshme e ’54 udhëtoi drejt Bernës si pretendentë për të fituar finalen e vitit 1954, ndaj Gjermanisë Perëndimore. Pas 31 ndeshjeve pa u mundur, ku kishte fituar 6-3 ndaj Anglisë, Hungaria u mund 4-2 nga Gjermania Perëndimore në finale. Këtë të fundit e kishte mundur në grup, me rezultatin 8-2. Farenc Pushkash nuk do të harrohet lehtë.

1) Brazili, 1982

Ka një kufi të ngushtë mes Hungarisë që bënte diferencën kundrejt rivalëve në ’54 dhe Brazilit në ’82. Shumë njerëz besojnë së skuadra braziliane e vitit 1982 ishte shumë herë më e fortë se ajo e vitit 70, kur u shpall kampione e botës. Sokrates, Falkao, Eder Xhunior dhe Çerezo formonin një grup të jashtëzakonshëm, që nuk mundi dot të shkonte në finale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency