Dita e tetë e grevës/ Vapa rëndon gjendjen e grevistëve, Qafzezi: Kemi mbështetja edhe nga Kosova

0
124

qafzezi“Shoqata e të Verbërve Has mbështet grevën e Sokol Ukperajt, duke e cilësuar largimin e tij nga puna si të padrejtë. Shoqata e Përfaqësuesve të Luftës së Kosovës mbështet kauzën e Sokol Ukperajt”

Rritja e temperaturave ka sjellë shqetësime të tjera për ish-punonjësit e larguar nga puna. Luhatje tensioni, dhimbje stomaku dhe marrje mendsh kanë qenë disa nga shqetësimet që kanë pasur grevistët. I pari që është shoqëruar për në spital ishte Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konvikti i Inxhinierisë së Ndërtimit, i cili shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Vetëm 3 orë më pas Mahir Reçi i është rikthyer grevës së urisë, më pas ka qenë Edmond Idrizi, i cili pati rënie tensioni dhe grupi i mjekëve që qëndron pranë çadrave, vendosën ta çonin në spital. Gjatë pasdites në spital u shoqërua dhe Petrit Fejzullai, ish-financier pranë ISKSH-së. Fejzullai është hera e tretë që shoqërohet për në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Mjekët që kanë qëndruar pranë grevistëve u shprehën për gazetën se temperaturat e larta do të ndikojnë për keq te grevistët. Shkak është mungesa e ujit dhe lëngjeve që në këtë periudhë janë të domosdoshme për trupin e njeriut. “Gjendja shëndetësore e grevistëve është e rënduar, janë në ditën e 8-të grevës, janë të lodhur, marrje mendsh, dhimbje stomaku. Një prej grevistëve është edhe invalid dhe ditën e djeshme ka pasur probleme shëndetësore. Sokolit i mungon një krah dhe është cilësuar si invalid. Personat e tjerë janë me luhatje tensioni. Petrit Fejzullai është në gjendje më të vështirë”, – u shpreh kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna. Gjatë orëve të pasdites grevistët janë vizituar dhe nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.

 

Mbështetje nga shoqatat e tjera

Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi, ka vlerësuar mbështetjen që po merr greva e urisë edhe nga shoqata jashtë kufijve të Shqipërisë. “Shoqata e të Verbërve Has mbështet grevën e Sokol Ukperajt, duke e cilësuar largimin e tij nga puna si të padrejtë. Shoqata e Përfaqësuesve të Luftës së Kosovës mbështet kauzën e Sokol Ukperajt për futjen e tij në grevë për largimin e tij të padrejtë nga puna. Mbështetja do të vazhdojë deri në rikthim të tij në punë. Kjo shoqatë vlerëson kontributin e tij ndaj popullit kosovar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Thirrje të gjitha shoqatave për kauzën për të cilën Ukperaj po flijohet. Këto janë disa nga shoqatat që mbështesin grevistin Sokol Ukperaj, ndërsa greva jonë do të vazhdojë deri në rikthimin tonë në punë”, – tha Qafzezi.

 

Greva

Dy ditë më parë grevës së urisë iu bashkuan dhe 5 ish-policë të larguar nga puna. Pas letrës së kryetares të Shoqatës së të Larguarve nga Puna, deri tani vetëm një përfaqësi e Ambasadës Amerikane ka shkuar për të vizituar grevistët. Numri i grevistëve që vazhdon grevën që nga dita e parë është 12. Pjesa më e madhe e tyre e kanë “braktisur” grevën vetëm për disa orë për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë rikthyer përsëri.

 

Pensionet, Kalaja: Skema e re penalizon qytetarët

Skema e re e pensioneve duhet të rishikohet. Rreth 90% e punonjësve me paga nën 48 mijë lekë përfitojnë pension më të ulët nga ai që parashikohej të përfitonin nëse do të zbatohej skema e vjetër. Kjo është deklarata e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, i cili thotë se skema e pensioneve penalizon me mijëra punonjës, në bazë të një studimi që sindikalistët kanë kryer. Kalaja ka paralajmëruar veprime sindikaliste së bashku me minatorët, nëse këtyre nuk u plotësohet kërkesa për uljen e moshës së pensionit deri në 55 vjeç, me 25 vjet punë. Sindikalistët ndërkaq kanë reaguar edhe për grevën e të larguarve nga puna. Ata i kanë mbështetur grevistët, duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama që të zgjidhë situatën e krijuar.

 

Ja cila do të jetë logoja për 400-vjetorin e Tiranës

Tirana do të këtë logon e saj të 400-vjetorit të themelimit të qytetit. Nga 200 aplikime të depozituara në Polin Artistik, këshilli artistik-kulturor përzgjodhi fituese logon e punuar nga Florian Sallo. Të gjitha veprimtaritë që Bashkia e Tiranës ka planifikuar për këtë vit, do të mbahen me këtë logo.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency