Rifreskoni CV-në, për të pasur një mundësi më shumë për punë  

0
173

cvA është stili aktual? Ashtu si veshjet tuaja, edhe CV-ja juaj ka nevojë për ndryshime periodike. Bëni disa kërkime dhe konsultohuni me kolegët, në mënyrë që të bëni një CV aktuale dhe që u përshtatet preferencave të punëdhënësit

 Në botën aktuale, shpesh të egër të biznesit, është vështirë të kujtosh çdo gjë që duhet bërë, edhe më e vështirë akoma të sigurosh kohën për t’i bërë të gjitha. Konsideroni detyrën e përditësimit të CV-së suaj. Nëse kohët e fundit jeni vlerësuar për performancën tuaj, merrni parasysh të rezervoni kohë për ta bërë pikërisht atë. Koha ideale është vetëm pasi ju keni reflektuar mbi projektet dhe arritjet tuaja më të fundit. Gjatë vlerësimit tuaj, menaxheri juaj ka të ngjarë t’ju ketë përmendur gjithashtu pikat tuaja të forta. Po në lidhje me aftësitë e fituara kohët e fundit, të tilla si aftësitë në lidhje me një paketë të veçantë programesh kompjuterike ose përvoja në zbatimin e një rregulli të ri të kontabilitetit? Pse të mos e “ushqeni” CV-në tuaj me këtë informacion të ri? Këtu janë disa pyetje që duhet të merrni në konsideratë teksa “rifreskoni” CV-në: A janë të ekspozuara arritjet e mia? Sigurohuni që CV juaj e rifreskuar të fokusohet në atë çka keni arritur realisht në rolin tuaj aktual.

 

Përgjegjësitë

Profesionistët shpesh prezantojnë një listë të gjerë të përgjegjësive të tyre, por nuk arrijnë të thonë se si e bëjnë diferencën në vendin e punës. Për shembull, në vend që të rendisni një nga përgjegjësitë tuaja sikundër mund të jetë “menaxhimi i faturave”, shpjegoni suksesin tuaj në këtë detyrë – për shembull: Janë menaxhuar më shumë se 350 milionë dollarë në fatura gjatë gjashtë viteve me më pak se 100.000 dollarë të borxhit të keq. Gjithashtu, konsideroni aksionet e rinovuara të aktiveve tuaja që janë të tregtueshme, por nuk janë materiale apo fizike, veçanërisht ato të theksuara nga menaxheri gjatë vlerësimit tuaj. Ju mund të përfshini gjithashtu disa prej këtyre atributeve në CV-në tuaj. A është stili aktual? Ashtu si veshjet tuaja, edhe CV-ja juaj ka nevojë për ndryshime periodike. Bëni disa kërkime dhe konsultohuni me kolegët në mënyrë që të bëni një CV aktuale dhe që u përshtatet preferencave të punëdhënësit. Dihet, kjo e fundit vështirë të realizohet; këshillat rreth CV-së kanë të ngjarë të ndryshojnë nga një menaxher punësimi apo profesionist i burimeve njerëzore tek një tjetër.

 

Vlerësimi

Ju duhet të jeni të aftë të identifikoni praktikat më të favorizuara në treg. Shumë punëdhënës, për shembull, preferojnë një profil profesional apo përmbledhje në krye të CV-së, dhe jo objektivin. Një tjetër shembull është dhënë nga drejtuesit e anketuar në një sondazh të Robert Half, i cili tha se ata preferojnë një CV kronologjike, e cila organizohet sipas historikut tuaj të punës, ndaj një CV funksionale, e cila organizohet në bazë të aftësive dhe atributeve tuaja. A është gjatësia aq sa duhet? Ashtu sikundër ka ndryshuar me kohë perceptimi mbi stilin e CV-së, ashtu kanë evoluar edhe preferencat rreth gjatësisë së CV-së. Drejtuesit e lartë të intervistuar në anketat periodike nga Robert Half në përgjithësi kanë qenë më të hapur ndaj gjatësisë së CV prej dy faqesh për pozicionet e stafit, por shumica ende preferojnë një faqe CV.

 

“Përse duhet t’ju punësoj ju”, pyetja “vrasëse” për çdo punëkërkues

Kjo është pyetje “vrasëse” sepse shumë prej kandidatëve janë të papërgatitur për një pyetje të tillë. Nëse këtu ju filloni të belbëzoni pa thënë qartësisht argumentet, keni humbur të gjitha mundësitë.

Përgjigjja më e mirë: Tani e kuptoni se sa e rëndësishme është të zbatoni strategjinë e zbulimit të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit përpara se ti përgjigjeni kësaj pyetje? Nëse ju i dini kërkesat dhe dëshirat e punëdhënësit, kjo pyetje do t’ju rrisë mundësitë e përzgjedhjes, sepse ju ndryshe nga kandidatët e tjerë do t’i jepni intervistuesit arsyet më të mira për t’ju punësuar – arsyet që kanë lidhje drejtpërdrejt me kërkesat dhe nevojat e tij.

Pavarësisht nëse intervistuesi e bën këtë pyetje shprehimisht apo jo, kjo është pyetja më e rëndësishme e intervistës tuaj. Përmend secilën kërkesë të pozicionit të punës dhe argumento pse ju e plotësoni atë kërkesë shumë mirë.

Shembull: “Ashtu si unë i kuptoj kërkesat tuaja, ju po kërkoni fillimisht për dikë që mund të menaxhojë shitjet si dhe marketingun e sektorit të botimeve. Ashtu siç edhe ju thatë, ju kërkoni dikë me përvojë në shitjen e librave. Pikërisht në këtë fushë, unë kam investuar 18 vjet të karrierës sime. Besoj se i di kontaktet e duhura, metodat, parimet dhe teknika të suksesshme menaxhimi më mirë se çdo njeri tjetër në industrinë tonë”.

“Gjithashtu ju duhet një person që të zgjerojë linjat e shpërndarjes. Në pozicionin tim më parë, idetë e mia novatore dyfishuan, më pas trefishuan, numrin e shitjeve të librave në kompaninë tonë. Jam i sigurt se mund të bëj të njëjtën gjë për kompaninë tuaj”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency