Pagesa me… pëllëmbë do të zëvendësojë kartat e kreditit?!

0
142

quixterSistemi quhet “Quixter” dhe është krijuar nga studenti Fredrik Leifland në vitin 2012. Ai u vu në përdorim në fillim të vitit 2013. Tani 15 dyqane, kafene dhe restorante në kampus si dhe mbi 1800 njerëz përdorin sistemin “Quixter”.

Pagesa me kartë krediti së shpejti mund të kthehet në diçka që i përket së kaluarës. Një kompani në Suedi po bën të mundur që konsumatorët të paguajnë me… pëllëmbën e dorës. Kjo mënyrë ka filluar të praktikohet në një universitet në jug të Suedisë. Përdoruesit në Universitetin e Lundit mjafton të kalojnë pëllëmbën e dorës mbi një skaner me rreze infra të kuqe për të paguar në mensë, për shembull për kafen apo biskotat. Kaq duhet që paratë të tërhiqen nga llogaria bankare e përdoruesit, si nga një dorë e padukshme.

Sistemi quhet “Quixter” dhe është krijuar nga studenti Fredrik Leifland në vitin 2012. Ai u vu në përdorim në fillim të vitit 2013. Tani 15 dyqane, kafene dhe restorante në kampus si dhe mbi 1800 njerëz përdorin sistemin “Quixter”.
Leifland thotë se i lindi ideja për një sistem të ri pagese kur ishte duke pritur në radhë në një dyqan ushqimesh. “E kuptova se pagesa zinte kohën më të madhe të blerjes dhe mendova se duhet të kishte një mënyrë më të shpejtë për ta bërë këtë”, –tha Fredrik Leifland.

 

Skaneri

Vetë skaneri, i quajtur “PalmSecure”, është prodhuar nga kompania japoneze “Fujitsu”. “Fujitsu” e përshkruan këtë si një “sistem biometrik verifikimi”. Skaneri përdor strukturën e damarëve në dorën e njeriut për identifikimin e tij dhe sipas firmës “Fujitsu”, kjo strukturë është plotësisht e veçantë për çdo njeri.
Teknologjia në fjalë nuk është e re në vetvete. Instituti Kombëtar i Shkencave Radiologjike në Japoni e ka futur në përdorim skanerin “PalmSecure” që në vitin 2007 për mbledhjen e të dhënave mjekësore dhe sistemi përdoret tashmë në të gjithë botën për të identifikuar njerëzit. Por besohet se “Quixter” është kompania e parë që përdor këtë teknologji në një sistem pagesash.
Leifland thotë se ai në fillim studioi idenë e përdorimit të gjurmëve të gishtave, por shpejt e braktisi këtë mundësi, sepse shenjat e gishtave mund të kopjohen dhe vidhen lehtë. Damarët ndodhen nën lëkurë dhe prandaj struktura e tyre nuk mund të kopjohet. “Kjo është një teknologji shumë e zgjuar, sepse njeriu e mban dorën me vete. Ajo është gjithashtu shumë e sigurtë, sepse struktura e damarëve te çdo njeri është e veçantë”, – thotë Leifland.
Megjithëse kjo mënyrë është e sigurtë, Leifland vendosi të shtojë edhe një masë sigurie: para se të kalojë pëllëmbën në skaner, çdo njeri që paguan duhet të fusë katër shifrat e fundit të telefonit të tij.
Çdo pagesë me “Quixter” zgjat rreth 5 sekonda.

 

Regjistrimi i numrave, AKEP : Deri tani 10% e pajtimtarëve të sipërmarrësve

 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, në përfundim të afatit të procesit te regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, mbështetur në informacionet e marra nga operatorët, si dhe verifikimet e kryera nga inspektorët e AKEP në terren konstaton se objektivat kryesore të këtij procesi janë përmbushur.

Kështu është vërejtur se numri i të regjistruarve për këtë periudhë ka shkuar deri në 10% të pajtimtarëve të sipërmarrësve duke regjistruar deri në qindra brenda një dite.
AKEP duke vlerësuar përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces kërkon edhe njëherë që ky standard i arritur të ruhet në vazhdimësi për të garantuar zbatimin e ligjit për këtë qëllim.
Mbështetur në ndryshimet e pritshme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht lidhur me tregtimin e paautorizuar të produkteve/kartave SIM telefonike, AKEP kërkon respektimin e këtyre detyrimeve vendosjen e një marrëdhënie korrekte dhe të vazhdueshme me të gjithë distributorët.
AKEP do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e këtij procesi pavarësisht nga sa është arritur deri tani.
Çdo problem që mund të konstatohet në vijim lidhur me zbatueshmërinë e këtij detyrimi do të konsiderohet si shkelje e ligjshmërisë
.

 

Tregu vendas, euro në rritje

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje ditën e djeshme, pasi ishte zhvlerësuar pothuajse gjatë gjithë javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të martën me 139.92 lekë, 0.1 lekë më shtrenjtë se një ditë më parë.

Edhe dollari shënoi një rritje të lehtë, duke u këmbyer me 102.52 lekë.

Dollari Amerikan  USD  102.52

EURO            EUR  139.92

Paundi britanik   GBP   172.42

Franga zvicerane CHF  114.46

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency