KE monitoron ujin e plazheve në Shqipëri dhe… jemi të fundit në Europë

0
111

detAgjencia Europiane e Mjedisit ka monitoruar për herë të parë cilësinë e ujit në zonat ku mund të lahesh në Shqipëri, së bashku me vendet e tjera të BE-së.

Agjencia, në varësi të Komisionit Europian, arrin në përfundimin se në vitin 2013, ujërat për t’u larë në Europë janë të një cilësie shumë të lartë.

Më shumë se 94 përqind e ujërave për larje plotësojnë standardet minimale të cilësisë së ujit sipas direktivave të BE.

Nga këto, 96.8 përqind është uji në zonat bregdetare dhe 89.7 përqind uji në brendësi të vendeve të monitoruara.

Në krye, për ujin më të pastër, qëndron Qipro, me 100 përqind të ujit të përshtatshëm me direktivat e BE.

Më pas vjen Luksemburgu me po 100 përqind, Malta me 98.9 përqind, Kroacia me 94.9 përqind dhe Greqia me 93.2 përqind.

Më keq në Europë është Estonia, ku 5.7 përqind e ujërave janë të papërshtatshme për t’u larë.

Më pas vjen Holanda me 5.1 përqind, Belgjika me 3.5 përqind, Franca me 3.5 përqind, Spanja me 3.3 përqind dhe Irlanda me 3.0 përqind.

Por destinacionet për plazh në Shqipëri janë edhe më keq se kudo, pasi 8.2 përqind e ujit është i papërshtatshëm për not. Megjithatë në raport thuhet se Shqipëria nuk është krahasuar direkt me pjesën tjetër të Europës, pasi përfshihet në studim për herë të parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency