Vetëvritet një 55- vjeçar në Lezhë/ Familjarët: U mërzit sepse e hoqën nga puna

0
132

vetvritet lezheNjë 55- vjeçar ndërroi jetë të martën në Lezhë, pasi u vetëvra me një armë gjahu.

Viktima është Mark Brahimaj, që u gjet i pajetë në banesën e tij nga të afërmit.

Këta të fundit thonë se Brahimaj e ndërmori aktin ekstrem pasi ishte larguar nga puna si pompist në hidrovorin e Tales.

Babai i tij, Pashku, tha se i biri nuk kishte probleme ekonomike, por u dëshpërua pas largimit nga puna.

“Djali u vetëvra sepse e hoqën nga puna. Ishte i ngarkuar psikologjikisht. Djali nuk ishte në gjendje të rëndë ekonomike, ai u fye nga shkarkimi nga puna”, deklaroi Pashk Brahimaj.

Ai kishte ankimuar largimin e tij nga puna dhe do dilte në gjyq më 12 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency