Sot 7 ditë grevë urie/ Greva e urisë, federata “Vatra”: Qeveria të dialogojë dhe të zgjidhë problemet  

0
133

Nertila Qafzezi, letër ambasadorëve të akredituar në Shqipëri: Reagoni për grevën e urisë

greava Dialogoni dhe zgjidhni problemet që kanë grevistët. Ka qenë kjo kërkesa e federatës “Vatra” drejtuar qeverisë shqiptare lidhur me grevën e urisë që po zhvillojnë ish-punonjësit e larguar nga puna. “Federata panshqiptare e Amerikës “Vatra” po e ndjek me vëmendje grevën e urisë që po zhvillojnë 17 përfaqësuesit e 7000 mijë të pushuarve nga puna në Tiranë. Nisur nga informacionet që jep media, “Vatra”, duke iu shmangur politizimit të grevës, i kërkon qeverisë shqiptare që të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhë problemet dhe shqetësimet që i kanë detyruar ata të hyjnë në sakrifica sublime duke rrezikuar shëndetin. Humanizmi dhe drejtësia, duhet të jenë motivet e dialogimit dhe të gjenden zgjidhjet. Greva na sjell kujtimin e grevës tragjike të vitit 2012. Shqiptarët në këto kohëra nuk duhet të kenë arsye të shkojnë drejt vdekjes në grevë urie për të mbrojtur të drejtat e tyre!”, – thuhet në një njoftim të federatës “Vatra”.

 

Ndikim te rinia

Federata “Vatra” shpreh shqetësimit se largimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek të rinjtë, në një kohë kur pjesa më e madhe e punonjësve të pushuar nga puna, janë arsimuar në perëndim. “Duke pasur parasysh se një pjesë prej të pushuarve nga puna janë arsimuar në Perëndim, “Vatra” mendon se shkarkimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek masa e rinisë që po arsimohen në Amerikë apo në Evropë dhe synojnë kthimin në Atdhe për t’i shërbyer vendit. Pushime të tilla e trembin dhe e frenojnë rininë të kthehet të Atdhe. Vatra gjykon se duhen rishikuar kriteret militante të shkarkimeve dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, jo me të besuar politikë, por të marrin përparësi kriteret profesionale. Federata panshqiptare e Amerikës “Vatra” sugjeron që qeveria të hyjë sa ma parë në bisedime me grevistët për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë; humanizmi dhe drejtësia duhet të jenë motivet e dialogimit për një zgjidhje të pranueshme. Padrejtësitë, nxitjet grindëse dhe korrupsioni nuk e çojnë Shqipërinë në Evropë”, – thuhet në njoftim.

 

Vazhdon greva

Dje ka qenë dita e 6-të e grevës për ish-punonjësit e pushuar nga puna. Shumica e grevistëve kanë pasur shqetësime të njëpasnjëshme, që ka sjellë dhe shoqërimin e tyre në spital. Rreth orës 10:30 të paradites është shoqëruar në spital kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, Nertila Qafzezi, pasi pati luhatje tensioni dhe është rikthyer në grevë në orën 12:30 minuta. Me herët në spital ka shkuar dhe Tonin Kolthi, për shkak të probleme me stomakun dhe dhimbje të kokës, i cili iu rikthye përsëri grevës së urisë. Grupi mjekësor për mbarëvajtjen e grevës ka kryer kontrolle vazhdimisht ndaj grevistëve, të cilët dje ishin në ditën e gjashtë të grevës, ndërtesa sot mbushin 1 javë. Grevën e urisë të ish-punonjësve që janë larguar nga puna me ndërrimin e qeverisë e ka mbështetur dhe kreu i sindikaleve te pavarura Gëzim Kalaja. “Mos ardhja e përfaqësuesve të qeverisë për të takuar grevistet tregon se në Shqipëri nuk ka demokraci, por ka nisur të instalohet komunizmi. Këta kanë hyrë në grevë për rikthimin e tyre në vendin e punës, kaq kërkojnë këta dhe të gjithë dalin nga greva, kaq ka detyrim shteti shqiptar për ta bërë”, – u shpreh Kalaja gjatë një prononcimi. Ditën e djeshme spital kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata i ka dërguar një letër trupit diplomatik të vendosur në Tiranë, duke u kërkuar që të reagojnë për grevën e urisë.

 

 Pas 1 qershorit/ Librezat e invalidëve nuk njihen, jo më urbanë falas

Librezat e invalidëve të punës apo personave të tjerë me aftësi të kufizuara nuk do të njihen më nga operatorët e transportit publik, duke filluar nga 1 qershori. Kategoritë që deri tani përfitonin udhëtim falas, do të paguajnë me lekë në dorë ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por sipas ligjit të ri të transporteve ata do të rimbursohen në një masë të caktuar. Drejtuesit e shoqatave që mbrojnë interesat e këtyre personave e shohin si një vendim absurd, ndërkohë që disa kategori të caktuara si të verbrit apo para dhe tetraplegjikët nuk janë rimbursuar asnjëherë që prej 2012 për transportin, aq më tepër thonë ata që ai nuk plotëson asnjë kusht infrastrukturor. ” Që nga 1 qershori nuk do të njihet edhe për invalidët e punës, sepse në mars të 2012 qoftë për paraplegjikët dhe të verbrit, rimbursimi i kartës së invaliditetit nuk është njohur vetëm në Shqipëri sepse në botë personat me aftësi të kufizuar dhe në veçanti karriget me rrota respektohen dhe përveçse e kanë biletën e tyre falas, personat me aftësi të kufizuar sot për sot janë të pa rimbursuar dhe nuk hipin dot në linjat urbane dhe interurbane”, – tha Mybere Prizreni, kryetare e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve.

”Me ligj thuhet se shteti do të rimbursojë kategoritë e personave që përfitojnë në bazë të ligjit. Si do ta bëjë këtë? Në qoftë se do të bëhej një interpretim literal i ligjit do të ishte shumë e thjeshtë dhe do të dukej sikur shteti do të rimbursojë personat me aftësi të kufizuar. Nëse do të ecet me këtë linjë kjo nuk do të na çojë gjëkundi dhe më duket jashtëzakonisht e vështirë”, – tha Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së të Verbërve. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara shprehet me rezerva ndaj ligjit të ri për transportin ndërkohë që i propozon strukturave përkatëse një zgjidhje për kategoritë që ai përfaqëson. ”Të caktohen vendet në autobusë për personat me aftësi të kufizuara. Personi me aftësi të kufizuara dhe me bazë dokumenti që vërteton që është i tillë, t’i përdorin këto vende lirishtë dhe shteti i rimbursoi operatorët privat në mënyrën që do të bjeri dakord ai me ta duke mos i taksuar këto vende ose në forma të tjera”, – tha Tafaj. Pas 1 qershorit pritet vendimi i qeverisë se në ç’mënyrë do të bëhet rimbursimi i këtyre kategorive dhe sa do të jetë shuma që ata do të përfitojnë çdo muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency