Lista e re, 30 pikat e karburanteve që abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës  

0
150

Driçim Çaka

karburante 2Në total 136 karburante me probleme

 Shumica e pikave gjobiten për mungesë të cilësisë

 Pikat e karburanteve jo vetëm mashtrojnë me sasinë, por edhe me cilësinë. Inspektorati Qendror Teknik ka kryer kontrolle në një pjesë të karburanteve gjatë muajve mars-prill dhe janë zbuluar jo pak, por 30 pika të cilat kishin probleme. “Inspektorët e IQT kanë kryer gjatë kësaj periudhe, kontrolle për respektimin e standardeve në tregtimin e pajisjeve dhe instalimeve elektrike. Për sa u takon standardeve në tregtimin e naftës dhe gazit, inspektorët e IQT gjatë muajit mars kanë penalizuar rreth 20 subjekte, 12 prej të cilëve për mungesë dokumentacioni, 3 subjekte janë gjobitur për mosrespektim të standardit në përqindjen e squfurit si dhe 5 të tjerë për mosrespektim të standardeve për pikën e flakërimit”, – thuhet në një njoftim të Inspektoratit Qendror Teknik. Po kështu gjatë muajve shkurt-mars janë gjobitur 10 pika karburantesh. “Inspektorët e drejtorisë së kontrollit të pajisjeve dhe instalimeve elektrike kanë penalizuar me gjoba edhe 10 subjekte të tjera për mosrespektim të standardeve. Gjatë muajve shkurt-mars-prill, inspektorët kanë kryer kontrolle ku kanë konstatuar në 2 subjekte probleme me dokumentacionin ndërsa në 8 të tjera mungesë të standardeve të kërkuara”, – thekson IQT.

 

136 pika karburanti me probleme

Gjatë kontrolleve të bërë muajt e fundit kanë rezultuar me probleme jo pak, por plot 136 pika karburanti, të cilat kanë pasur cilësi të dobët dhe mungesë dokumentacioni. Rreth 86 karburante janë gjobitur gjatë 2013-s, 23 gjatë muajve janar-shkurt të 2014-ës dhe lista më e fundit që u përket muajve mars-prill, ku janë penalizuar 30 subjekte. Ajo që bie në sy gjatë kontrolleve, ka të bëjë me faktin se shumica e karburanteve mashtrojnë me cilësinë, duke dëmtuar jo vetëm makinat por dhe shëndetin e njerëzve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency