Dita e gjashtë/ Edhe një tjetër grevist në spital

0
137

greva-1-300x174Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, gjendja e të larguarve nga puna sa vjen e rëndohet. Mëngjesin e sotëm grevisti Tonin Kolthi është ndjerë keq dhe ka lënë ambientet e grevës, pasi ka pasur shqetësime në stomak, çka sollën edhe shoqërimin e tij për në spital.

Rreth mesditës, është dërguar në spital edhe kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, e cila është ndjerë keq për shkak të luhatjeve të tensionit. Sipas mjekut që u kujdes paraditen e sotme për grevistët, Qafzezi duhet të marrë mjekimin e nevojshëm në spital, pasi tensioni i saj është ulur në 9 me 6.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency