Korçë, aksidentohet nga një automjet, në gjendje të rëndë 19-vjeçari

0

korceKorçë, aksidentohet nga një automjet, në gjendje të rëndë 19-vjeçariKORCE- Aksidentohet rëndë një 19-vjeçar në fshatin Sovjan të Korçës. Albert Pëllumbi, u përplas nga një mjet teksa po kalonte rrugën.

Mësohet se si pasojë e goditjeve të mëdha që ka marrë 19-vjeçari, është nisur për kurim për Tiranë. Pëllumbi është goditur nga automjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA453HV.

Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.