Tenton të shkojë pa leje në ekskursion,15-vjeçarja vritet me armë nga e ëma

0
138

policia11KURBIN – Dëshira për të shkuar me bashkëmoshatarët në një ekskursion të organizuar nga shkolla, e ka bërë 15-vjeçaren Sara Keqi që të kundërshtojë nënën, duke tentuar që të nisej pa lejen e saj. Por ky kundërshtim i ka kushtuar asaj jetën, pasi e ëma e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi ka vrarë me armë zjarri të bijën 15-vjeçare, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, nënë e bijë kanë debatuar ashpër që prej mbrëmjes së djeshme, pasi 15-vjeçarja ka kërkuar të shkonte në ekskursion me klasën. Në përpjekje për të bindur të bijën, që kërkonte me çdo kusht të nisej për në ekskursion, gruaja ka marrë një armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të vajzës. Pasi ka parë të bijën të mbytur në gjak, në kushte të rënda psikologjike, 40-vjeçarja është futur në banesë dhe i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë. Ndërkohë Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në fshatin Fushë Kuqe dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency