Reali apo Atletiko, cili është favorit…

0
134

lisbonNdeshje midis madrilenëve për të zbuluar se kush do të shpallet mbret i Evropës. Shumë emocionuese është sfida midis Atletikos dhe Realit të Madridit. Një ndeshje e cila ka shumë histori midis dy ekipeve të një qyteti, që nuk kishin arritur më parë të përballeshin me njëri-tjetrin në një finale kaq të rëndësishme. Të dyja skuadrat kanë ardhur nga një rrugë shumë e gjatë dhe u përballën me rivalë të fortë. Reali kishte përballë bavarezët, që janë dhe kampionët në fuqi. Skuadra e galaktikëve arriti të realizonte dy ndeshje shumë të bukura duke i treguar vendin skuadrës së Guardiolës. Ndërsa Atletikos iu desh që të përballej me mjeshtrin Hoze Murinjo. Një skuadër që i ka habitur të gjithë dhe që arriti të habiste edhe stadiumin “Stamford Bridge”. Statistikat ndonjëherë tregojnë shumë, sidomos midis dy ekipeve që kanë shumë histori me njëri-tjetrin. Reali nuk di të gabojë ndaj Atletikos, kur bëhet fjalë për kupa, por jo në finale. Nëse në kampionat, skuadra e Simeones ka dalë e pamposhtur nga të dyja sfidat, fitore 1-0 në “Santiago Bernabeu” dhe barazim 2-2 në “Visente Kalderon”, futbollistët e Ançelotit u hakmorën në Kupë. Në shtëpi, Reali fitoi thellë, 3-0, por edhe në kthim u përsërit, 2-0 me dopietë të Kristiano Ronaldos. Finalet e kupave i sjellin ters Realit. Në 5 raste që Reali është përballur me Atletikon, “galaktikët” kanë arritur të fitojnë vetëm një herë Kupën e Mbretit, ndërsa në 4 raste të tjera ka festuar Atletiko. Reali i Madridit ka fituar mbi 50 për qind të përballjeve historike me “Colchoneros”. Bilanci flet për 102 fitore të “merengesve”, 46 barazime dhe 46 suksese të Atletikos. Reali i Madridit ka luajtur 14 derbi spanjollë në kupat e Evropës, duke fituar 50 për qind të tyre, me bilancin që flet për 7 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. Po kaq precedentë spanjollë në Evropë ka edhe të Atletikos, që ecën thuajse në të njëjtën linjë me Realin; 7 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

 

Kuotimet e bookmakers-ave

Real Madrid-Atletiko Madrid  

1               x               2

1.95         3.45          4.00

 

Për bookmakers-at britanikë të “Bet365”, triumfi i galaktikëve kuotohet me koeficentin 1.95, ndërsa ai “Los Colchoneros” shumëzon me 4.00 bastin e vënë. Më e lartë koutohet fitorja e Realit nga kompania “Betvcitor” që i ka vendosur koeficentin 2.00 suksesit të Realit dhe 4.20 atij të Atletikos. Edhe për bookmakers-at e “William Hill” skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti është ndjeshëm favorite, pasi kuotohet me koeficentin 1.95 kundrejt 4.00 të Atletikos. Ndërsa austriakët e “Bwin” e vlerësojnë me kuotën 1.91 suksesin e Realit dhe po me 3.80 atë të Atletikos, që është më i ulët se i atyre të kompanive të tjera. Favorit është ndjeshëm Reali, por asgjë nuk është e sigurtë në një finale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency