Kuvend/ Berisha: Falanga të krimit me urdhër të policisë u morën batanijet grevistëve

0
125

sali-berisha-300x225Deputeti demokrat Sali Berisha kërkoi që Parlamenti të nxjerrë sot si cështje të parë të rendit të ditës, ngritjen e një Komisioni Hetimor për drogën.

“Nuk mund të veprohet me hile dhe dinakërira në këtë mënyrë. Nxirrni në cështje të parë cështjen e krijimit të komisionit për drogën. Filloni diskutimin me këtë cështje sepse është bërë dhe bëhet emergjencë dhe është e domosdoshme sinjali që japin sot për partnerët tanë. Preokupim absolut të parlamentit ndaj këtij problemi emergjent. Nuk mund të fshihemi në këtë mënyrë dnaj kërkojmë nga ju që si cështje e parë e rendit të ditës të jetë krijimi i komisionit, propozimi i opozitës”.

“Mbrëmë me urdhër të Edieskobarit tuaj, falanga krimi me urdhër të policisë janë vërsulur mbi ish-punonjës të administratës shtetërore, të shkarkuar në mënyrë arbitrare, jo vetëm u morën shtroje e mbulojë, por shpallën sekuestrimin e tyre. Baronët e drogës që krijuan autostradat e drogës, shpallën sekuestrimin cadrave të grevës së urisë. Kjo është një histori turpi e vetëm turpi”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency