Standard.al

Të shkarkuarit nga puna grevë urie, Qafzezi: Do vendosim çadër para Kryeministrisë

nertilaTë larguarit nga puna nisin një grevë urie përpara kryeministrisë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi.

Sipas saj, në grevën që nis sot do të jenë 10 deri në 13 persona, të cilët do vendosen në një çadër para kryeministrisë.

“Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani”, tha Qafzezi.

Sipas Qafzezit, greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së këresave të tyre nga ana e qeverisë. Të shkarkuarit nga puna kërkojë të rikthehen në detyrë, me pretendimin se janë larguar padrejtësisht. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.

Kjo shoqatë kërkon kthimin në punë të 6000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna.

Comments are closed.