“Të fitosh” në intervistën e punës! Mënyrat lehtësuese për të kërkuar punë

0
140

job-interview-260Si t’i përgjigjeni pyetjes: “Përse duhet të të punësoj?” Kandidatët shpesh nuk i kushtojnë rëndësi praktikës së përgjigjeve për këtë pyetje, edhe pse është një pyetje e zakonshme. Kur i pyesin kandidatët: “Përse duhet të të punësoj”, mund të jetë pak stresuese, sidomos kur nuk jeni të sigurtë nëse arsyet që do të jepni nuk janë të mjaftueshme për intervistuesin. Megjithatë, është e rëndësishme që të përgatiteni për këtë pyetje, sepse nëse jua bëjnë këtë pyetje dhe nuk ktheni një përgjigje të mirë, të jeni të sigurtë se konkurrenti juaj do ta ketë përgatitur përgjigjen dhe vendi i punës do të shkojë tek ai!

 

Përse bëhet kjo pyetje?

Kjo pyetje e ka një qëllim. E gjithë çështja e intervistës është që t’i tregoni intervistuesit se jeni kandidati më i mirë për këtë vend pune. Pra, të gjithë pjesët e intervistës kanë të fshehur vetëm pyetjen se përse duhet t`ju zgjedhin ju. Sidoqoftë, kjo është një mundësi për ju që të shkëlqeni dhe të thoni me pak fjalë arsyet se përse jeni kandidati më i mirë për këtë pozicion dhe të tregoni se jeni punëtor dhe që do jepni rezultate fantastike. Do jeni një aset i rëndësishëm për punën në grup. Nëse ju punësojnë kompania do përfitojë më shumë se sa do përfitoni ju. Keni aftësitë dhe eksperiencën e duhur për tu dalluar dhe të kontribuoni në kompani.

 

Si t’i përgjigjeni pyetjes?

Kjo është pjesa ku mund t’i bëni përshtypje intervistuesit; pa dyshim që nuk është koha që të jeni modest. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni arsyet ideale se përse duhet t`ju punësojnë. Është më mirë t’i mbani shënim përgjigjet para se të shkoni në intervistë që ta keni më të lehtë t’i kujtoni në intervistë. Arsyet tuaja duhet të përshtaten me përshkrimin e punës. Cilat janë aftësitë tuaja më të rëndësishme për këtë pozicion pune. Cilat janë kualifikimet tuaja më të rëndësishme. Cilat janë arritjet tuaja më të mëdha Çfarë eksperience keni. Përse jeni më të mirë se kandidatët e tjerë. Në momentin që i mbani shënim këto gjëra duhet edhe t’i përgjigjeni. Një gjë e rëndësishme është që të përgjigjeni shkurt, afërsisht 1 – 2 minuta dhe të jeni entuziast dhe konfident për pozicionin e ri. Një shembull i përgjigjes do ishte: “Përshkrimi i punës duket perfekt për mua. Kam tre vjet eksperiencë pune në marketing dhe një eksperiencë të suksesshme në fushatat reklamuese. Gjithashtu, kam zhvilluar aftësitë e mia të komunikimit duke punuar me grupe të mëdha dhe me disa menaxherë. Kam eksperiencën e duhur për të bërë ndryshimin në kompaninë tuaj që nga dita e parë dhe jam shumë entuziast me idenë që mund të punoj në një kompani kaq dinamike”. Ky shembull është i mirë sepse tregon eksperiencën, kualifikimet, arritjet, aftësitë dhe entuziazmin. Të gjitha këto janë pozitive për çdo kompani që do të aplikoni.

 

Çfarë të mos bëni:

Të përgjigjeni me një fjalë dhe pa u përgatitur. Duhet gjithmonë të përgatisni në një fletë përgjigjet tuaja dhe t’i praktikoni para intervistës. Të mos jeni shumë modest; mos harroni se po përpiqeni t’i bëni reklamë vetes. Të jepni përgjigje të përgjithshme nuk është gjë e mirë; përpiquni të jepni përgjigje specifike, në bazë të përshkrimit të punës. Mos flisni shumë, çdo intervistues e urren dikë që flet 5 – 10 minuta.

 

Kërkimi i punës

Kërkimi për punë është një nga përvojat më frustruese dhe të ankthshme me të cilën ne përballemi në jetën tonë si të rritur, veçanërisht në qoftë se kërkimi zgjat më shumë se sa kemi parashikuar. Nëse jeni një nga këta njerëz, këtu janë pesë mënyra për ta bërë këtë proces “të çmendur” më të lehtë për veten tuaj.

-Mos e merrni personale. Gjuetia për punë është e mbushur me refuzime, edhe për kandidatët më të mirë, dhe në qoftë se e konsideroni mënyrën se si punëdhënësit ju trajtojnë si një problem personal, ju nuk do të dëshironi kurrë më të ngriheni nga shtrati për të luftuar për diçka të tillë.

-Mos harroni se koha e kandidatit ndryshon nga ajo e punëdhënësit. Menaxherët e punësimit përballen me shumë prioritete të tjera dhe punësimi shpesh nuk është përparësia kryesore e tyre. Ndërsa ju jeni duke pritur me padurim me sytë nga telefoni çdo orë për 10 ditë, ata ka gjasa edhe të mos e kenë filluar fare procesin e kontrollit të aplikacioneve. Kjo mund t’ju ndihmojë të kujtoni këtë ndryshim dhe të mos ngarkoheni shumë duke menduar se pse nuk keni ende ndonjë lajm.

-Pasi të aplikoni për punë, largojeni menjëherë nga mendja si fakt. Mundësoni vetes të befasoheni këndshëm në qoftë se ju telefonojnë. Dhe në qoftë se ata nuk e bëjnë, ju tashmë do ta keni harruar se çfarë prisni.

-Mos hamendësoni se çfarë mund të ndodhë në prapaskenë ose të përpiqeni të kapni ndonjë shenjë nga ato që ju ka thënë intervistuesi. Ju ka të ngjarë të mos dëgjoni më kurrë ndonjë gjë nga ai punëdhënës. Dhe nga ana tjetër, mos supozoni se jeni jashtë loje, vetëm sepse punëdhënësi po rireklamon punën ose nuk ju ka kërkuar në periudhën që ju ka thënë se do e bëj.

-Shmangni miqtë dhe të afërmit e bezdisshëm që ushtrojnë presion në lidhje me kërkimin tuaj të punës. Thuaj diçka si: “Unë jam mirënjohës për shqetësimin tuaj, por do të dëshiroja të mos mendoja në lidhje me të. Do t’ju njoftoj në rast se kam ndonjë lajm për të ndarë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency