Standard.al

NASA: Vërshimet në Ballkan shihen nga Orbita

nasaAgjencia amerikane nacionale e aeronautikës dhe gjithësisë (NASA) në faqen e vet të Internetit publikoi fotografi nga rajonet e vërshuara në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, të xhiruara me satelitin Akua më 19 maj.

Në xhirimet shihen qartë rajonet e vërshuara, të cilat me ngjyrën e vet të zezë theksohen në raport me vegjetacionin, e treguar me ngjyrë të gjelbër dhe vendin e treguar me ngjyrë kafe.

NASA për krahasim publikoi fotografi të rajonit të njejtë të xhiruar para një viti, kur nuk kishte vërshime.

Në rajonin e Ballkanit vetëm për tre ditë pati reshje të shiut aq sa paraqet mesatarja tremujore, që shkaktoi vërshime katastrofale, me ç’rast jetën e humbën dhjetëra njerëz.

Comments are closed.