Bizneset, si të regjistrosh ndryshimet strukturore

0
150

biz-ekonomiÇdo subjekt që kryen regjistrimin fillestar, duhet të regjistrojë çdo ndryshim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve të të dhënave të njoftuara në formularin e aplikimit (për shembull, adresa e biznesit, forma ligjore e biznesit) dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër. Në rast ndryshimi të aktit të themelimit, të statutit ose të ndryshimit të kontratës të shoqërive të thjeshta (kur janë në formë të shkruar), depozitohet gjithashtu edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, depozitohet statuti dhe akti i themelimit të shoqërisë së huaj apo dokumenti ekuivalent i krijimit sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë që pasqyron ndryshimet e bëra. Të gjitha subjektet duhet të regjistrojnë dhe të depozitojnë dokumentet dhe informacionin si më poshtë:

-Bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, dhe pasqyrat financiare në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, duhet të depozitojnë edhe bilancin vjetor të shoqërisë së huaj, të mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj.
– Emërimin dhe shkarkimin e ekspertit kontabël të autorizuar në rastet kur emërimi është i detyrueshëm, numrin e licencës profesionale si dhe të dhënat e identifikimit të ekspertit kontabël të autorizuar.
– Emërimin e likuiduesve si dhe të dhënat e tyre të identifikimit.
– Pushimin e aktivitetit ekonomik tregtar, aktet e prishjes, të mbylljes apo të shpërndarjes, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes së procedurave të likuidimit si dhe aktet e tjera të ndërmjetme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen gjithashtu, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes dhe mbylljes së procedurave të likuidimit ose të falimentimit të shoqërisë së huaj.
– Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit, të ndryshme nga selia.
– Çdo regjistrim tjetër, të detyrueshëm sipas ligjit në fuqi.
– Dokumentet që vërtetojnë vënien e pengjeve ose të garancive të tjera mbi pjesëmarrjet në kapitalin e subjektit.

 

Regjistrime vullnetare

Subjektet mund të regjistrojnë vullnetarisht çdo të dhënë tjetër, që ka lidhje me aktivitetin e tyre ekonomik tregtar. Këto të dhëna shtesë përfshijnë, por pa u kufizuar në, si më poshtë:
Emërtimin ose shenjat e tjera dalluese të aktivitetit (nëse është/janë i/të ndryshëm/me nga emri i regjistruar i subjektit).
– Çdo transferim të aksioneve nominative për shoqëritë anonime, që përveç personave të autorizuar mund të regjistrohet edhe me aplikimin e çdo aksioneri të interesuar.
– Web-site, email, telefon dhe faks.
– Vendime të organeve drejtuese të subjektit, të ndryshme nga vendimet e detyrueshme për regjistrim.
– Të dhëna të tjera, të lidhura me aktivitetin ekonomik tregtar të subjektit.

 

BASHKIMI 
Dy ose më shumë shoqëri mund të bashkohen nëpërmjet:
-Kalimit të të gjitha aktiveve e pasiveve të njërës ose më shumë prej shoqërive, që quhen shoqëritë e
përthithura, të një shoqëri tjetër ekzistuese, e quajtur shoqëria përthithëse, në këmbim të aksioneve apo
kuotave të kësaj shoqërie. Ky proces quhet bashkim me përthithje.
– Themelimit të një shoqërie të re, tek e cila kalohen të gjitha aktivet e pasivet e shoqërive ekzistuese, që
bashkohen në këmbim të aksioneve apo kuotave të shoqërisë së re.
– Ky proces quhet bashkim me krijimin e një shoqërie të re dhe kalon në dy faza.

 

NDARJA
Sipas nenit 227 të ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”:
Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të gjitha aktivet e pasivet e veta në favor të dy ose me shumë shoqërive ekzistuese apo të themeluara rishtazi. Shoqëria që ndahet, vlerësohet e prishur.
Për ndarjen e shoqërisë zbatohen përkatësisht dispozitat e neneve 216 deri në 225 të këtij ligji.
Regjistrimi i ndarjes së shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka si pasojë:
– Kalimin te shoqëritë pritëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që ndahet, në përputhje me raportin e ndarjes, të përcaktuar në marrëveshjen e ndarjes. Ky kalim sjell pasoja për marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, si dhe për palët e treta
– Bërjen e aksionarëve/ortakëve të shoqërisë që ndahet aksionarë apo ortakë të një ose më shumë shoqërive pritëse, në përputhje me raportin e ndarjes, përcaktuar në marrëveshjen e ndarjes
– Vlerësimin e shoqërisë që ndahet si e prishur dhe çregjistrimin e saj nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” pa kryerjen e likuidimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency