Bilete/ Si mund të demokratizohen sadopak universitetet private?  

0
136

Artan FUGA

Artan_Fuga 1. Të bëhen publike të gjitha llogaritë dhe buxhetet financiare të këtyre sipërmarrjeve, fitimi, shkalla e borxhit, burimet e kreditimit, niveli i rrogave të administratorëve dhe të ekipeve drejtuese. Është gjëja më bazike, sepse si do të vejë dikush të kryejë studimet atje pa ditur nëse universiteti në fjalë është apo jo i besueshëm financiarisht? Nëse nuk doni ta hapini në publik, të hapen llogaritë të paktën për publikun e brendshëm, studentë dhe pedagogë, në formën e një raporti vjetor si element fillestar menaxhimi.

Të publikohet dhe të bëhet e njohur nga studentët dhe miratohet nga asambleja e përgjithshme fitimi dhe përqindja e tij, investimet për novacionin, kostoja reale e edukimit, çmimet për degët etj. Kjo, me qëllim që rritja e fitimeve të realizohet në kurriz të nivelit dhe cilësisë të procesit mësimor.

2. Të ndalohet që prej buxheteve të ardhura prej studentëve, që kanë pasur destinacion cilësinë e mësimdhënies, të bëhen transferime në sektorë të tjerë sikurse janë hoteleritë, mediat jouniversitare, blerjet imobiliare, financimet e fushatave publike, sepse në këtë mënyrë abuzohet me paratë e familjeve shqiptare.

Kjo të konsiderohet si një praktikë abuzive e ndëshkueshme me ligj.

3. Të ndahet në to aspekti financiar që është pronë e investitorëve nga produkti intelektual që duhet të jetë pronë e komunitetit të pedagogëve dhe studentëve. Duhet të krijohen ekipe menaxhimi që kanë kompetenca në këtë fushë, me zgjedhje nga stafi dhe jo të drejtohen universitetet në planin shkencor dhe akademik nga financuesit ose pronarët e tyre. Për të gjitha këto duhet të ketë norma ligjore.

Organi më i lartë i universiteteve private duhet të jetë asambleja e pedagogëve dhe pastaj edhe e financuesve të studentëve si stakeholders.

4. Të mos gjykohet standardi i licencimit të tyre nga numri i karrigeve, dhomave, kompjuterave, por nga rezultatet në dalje, duke vendosur provimet kombëtare për profilet e studimit, për çdo vit, ku të maten me një kut cilësia e çdo universiteti dhe vetëm mbi këtë bazë të bëhet rankimi publik i tyre.

5. Sikurse thekson financieri nobelist Jozeph Stiglitz për të gjithë studentët ekselentë, pra me rezultate mbi një kufi të caktuar, nëse ata nuk gjejnë punë brenda tre viteve, bashkë me interesimin e universiteteve përkatëse, atëherë t’u kthehen paratë e studimeve, meqë universiteti duhet të jetë bashkëpërgjegjës për dështimin e produktit në treg (së paku gjysma e shpenzimeve).

5. Për çdo vit universitetet private të detyrohen me ligj që të studiojnë dhe publikojnë të gjithë ata studentë që kanë gjetur vend pune në sektorin që korrespondon me profilin e tyre të studentëve dhe të dëshmojnë sesa për qind përbëjnë këta në krahasim me numrin e të diplomuarve.

6. Të ndalohet si jo etike dhe në kundërshtim me moralin publik bërja e reklamave për universitetet private në mediat që ato financojnë me paratë e studentëve si edhe të detyrohen mediat gjeneraliste që të tregojnë transparencë për ato raste kur informacioni për universitetet publike në fakt është një publicitet i fshehur dhe i paguar.

7. Pedagogët e universiteteve private të kenë po ato të drejta individuale si edhe pedagogët e universiteteve publike dhe të detyrohen pronarët t’i respektojnë ato sipas ligjit dhe kodit të punës. Sidomos lidhur kjo me kontratat e punës, me pagesat, llojin e pagesave si edhe kohën e kryerjes të pagesave të rrogave etj.

8. Të ndalohet lektorimi në universitetet private i punonjësve publikë me detyra të rëndësishme, si forma reklame jo luajale dhe trafiku influencash.

9. Universitetet private të paguajnë dëmet për papunësinë intelektuale që krijojnë në formën e përgjegjësisë sociale dhe “externalities”, në varësi të numrit të studentëve, në formën e kontributeve për fondin e papunësisë.

10. Të konsiderohen pedagogët dhe drejtuesit e universiteteve private si përfaqësues të interesave private dhe të evitohen nga të gjitha ato shërbime publike ku parashikohet ndarja e funksionarit publik nga çdo lloj fushe biznesi apo korporatizmi.

 

Familje e shëndoshë – Atdhe i shëndoshë

 

Të nderuar bashkëqytetarë fisnikë të Shqipërisë,

Ju që jeni gjyshër, prindër, motra e vëllezër;

Ju që jeni miq, shokë e kolegë të ndershëm;

Ju që jeni edukatorë të mendjes e të shpirtit;

Ju që ushqeni me djersën, gjakun, drejtësinë dhe moralin tuaj të lartë, më të shenjtën – familjen, shoqërinë dhe atdheun;

Ju që me këmbënguljen dhe përvojën tuaj ngrini në këmbë fëmijët, i mësoni të hedhin hapat e parë, i përgatitni për jetën e ndershme me zemër të madhe, me dhimbsurinë, dashurinë, besimin e sakrificën për idealet e familjes, shoqërisë dhe atdheut;

Ju që luftoni sa keni frymë për harmoninë e vatrës sonë, për mirësinë dhe respektin, për vlerat njerëzore e qytetare që trashëguam nga brezi në brez dhe i bëheni kështu barrierë tendencave të çarjes, shkatërrimit, shfytyrimit dhe perversionit, që mëton të çajë udhë në gjirin tonë;

Për të gjitha këto dhe të tjera forma, që nën maskën absurde të “të drejtave legjitime” kërkojnë revanshin të na imponojnë një moral të importuar, dhe për më tepër, të marrin bekimin tonë për modelet e shthurjes dhe devijimit të shëndetit të familjes dhe shoqërisë, të ngremë zërin tonë të bashkuar e të fuqishëm, për të dhënë një përgjigje të prerë:

– Jo shkatërrimit të familjes shqiptare!

– Jo gjesteve që inkurajojnë cenimin e unitetit të familjes dhe shoqërisë!

– Jo përkrahje publike modeleve që e shndërrojnë shoqërinë tonë në Sodomë dhe Gomorrë!

Sepse familja është embrioni i çdo shoqërie dhe i çdo qytetërimi. Familja është shoqëria në miniaturë. Familja fillon me fëmijët. Familja është mjedisi i parë, ku njeriu duhet të mësohet të krijojë mirësi. Paprekshmëria e familjes garanton sigurinë e shoqërisë së madhe njerëzore. Çdo doktrinë sociale, që përpiqet të rrënojë familjen është e papranueshme dhe përveç kësaj, e pazbatueshme. Të rritesh në një familje vërtet të shëndetshme – ky është suksesi i sukseseve. Vartësia e jetës familjare e bën më të moralshëm njeriun. Një popull që nuk duron padrejtësitë në jetën familjare, nuk mund t’i kryejë ato në jetën shoqërore. Sepse familja është kristali i një shoqërie.

Populli shqiptar ka përjetuar mjaft mjerime, luftëra, fatkeqësi e pushtime të huaja. Por të gjitha plagët ne i kemi shëruar dhe të gjitha fatkeqësitë i kemi kaluar, duke u mbështetur gjithnjë në moralin e lartë të një familje të bashkuar. Vlerat tona të familjes kanë qenë gjithnjë ato që na kanë mbajtur të qëndrojmë në këmbë me krenari e dinjitet. Ky ka qenë sekreti i qëndresës sonë në përballimin e vështirësive që s’na i kurseu fati dhe kështu ka për të qenë në jetë të jetëve. Familja shqiptare është vlerë e shenjtë, e paprekshme!

Mbrojtja e këtyre vlerave është mbrojtja e nderit dhe dinjitetit tonë shoqëror e kombëtar. Ata që kanosen t’i shkallmojnë këto vlera, ta denatyrojnë familjen dhe shoqërinë tonë përkundër trashëgimisë dhe identitetit të saj, përkundër vullnetit të Zotit dhe ligjeve të natyrës, le të ndeshen me kundërshtimin tonë kategorik: familja shqiptare është e paprekshme! Ajo është projektimi ynë i bashkuar në të ardhmen e kësaj shoqërie dhe do të vazhdojë ta riprodhojë vetveten në akord me vullnetin e Zotit dhe ligjet e natyrës. Ata që kanë marrë revanshin të na diktojnë modelet e tyre jashtë këtij vullneti e jashtë këtyre ligjeve, janë pjesë e keqardhjes së identitetit tonë familjar e shoqëror, por kurrsesi vlerë e tij. Sepse kush proklamon, se modeli i “mjerimit të natyrës” është vlerë universale, ata jetojnë në keqkuptim dramatik me vlerat e qytetërimit të sotëm. Ata kanë një përfytyrim karrikaturesk mbi vlerat etike e shpirtërore të bazës së qytetërimit evropian.

Prandaj le të bashkojmë zërin tonë në një JO të përbashkët:

– Jo shkatërrimit të familjes!

– Jo shthurjes së shoqërisë!

– Jo shfytyrimit të atdheut!

*Një grup intelektualësh që përkrahin publikisht nismën “Familje e shëndoshë – Atdhe i shëndoshë”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency