Nuk deklaruan pasuritë/ ILDKP gjobit “Presidencën”, ja lista me 17 zyrtarët  

0
183

ILDKP: Nis hetimi administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit

ildkp Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave deklaroi dje se pas verifikimeve në disa institucione përkatëse u konstatuan 17 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Periodike/Vjetore” për vitin 2014. Inspektori i Përgjithshëm, përmes vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “Gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private. Në listën e të gjobiturave nga ILDKP-ja janë zyrtarë të lartë si kryetar komunash, drejtor drejtorish, doganierë si dhe ndihmës i Presidentit të Republikës. Në lidhje me këtë të fundit, mes mazhorancës dhe kreut të shtetit duket se ekziston ende një konflikt i hapur për çështjen e kompetencave të zgjedhjes së kryeinspektorit të ILDKP-së. Me ndryshimet e reja që paraqiti mazhoranca, kreu i këtij institucioni nuk propozohet më nga Presidenti, por nga Kuvendi i Shqipërisë. Nga ana e tij, Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar këtë nismë si marrje kompetencash dhe ndërhyje në pavarësinë institucionale.

Ndërkaq, lidhur me iniciativën e ILDKP-së, thuhet se në zbatim të politikave institucionale, Inspektorati i Lartë u bën me dije subjekteve deklaruese, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, pas marrjes së masës administrative, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal. Në çdo rast, Inspektorati i Lartë do të vijojë me ndjekjen e çdo rasti për të cilin u aplikua masa administrative gjobë, deri në paraqitjen e kallëzimit penal pranë organit të akuzës.

Një ditë më parë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në nenin 25/1, pika 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, njoftoi në faqen zyrtare se ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit.

“ILDKPKI u ka kërkuar strukturave të specializuara të vendit tonë, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP); Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe degëve të tij në qarqe; Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH), përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, në rast se disponojnë informacione që lidhen me objektin e punës së Inspektoratit të Lartë, për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin, për subjektet e deklarimit, gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë”,-thuhet në njoftimin e këtij inspektorati.

 

 Emrat e zyrtarëve të gjobitur nga ILDKP-ja

Dode Mehmetaj Drejtor Rajonal Sh.K.Punësimit          50.000 lekë
Albert Kasi Drejtor Ministria e Kulturës 50.000 lekë
Leonard Kastrati Ndihmës i Presidentit Presidenca 50.000 lekë
Artan Murati Drejtor Rajonal Dibër Msh  50.000 lekë
Armando Mamani Drejtor Spitali Gjirokastër Msh 50.000 lekë
Remzi Haxhiu Drejtor Speitali Vlorë Msh 50.000 lekë
Etjen Xhafaj Drejtor Kabineti Ministria e Zhvill.Ekon.Treg.Sip 50.000 lekë
Jolanda Vasili Doganier Drejtoria e Përgjithshme E Doganave 50.000 lekë
Roni Shqopa Drejtor i Shtëpisë së Pushimit Ministria E Brendshme 50.000 lekë
Silvana Maksuti Kryeinspektor Durrës 50.000 lekë
Ylli Kupi Kryetar Komune – Petrele 50.000 lekë
Xhevahir Bilja Kryetar Komune- Cudhi 50.000 lekë
Hakik Gjokola Kryetar Komune – Lurë Qarku Dibër 50.000 lekë
Arben Ndoi Doganier Kontrolli Dokumentar 50.000 lekë
Ermal Topalli Drejtor Ministria e Transportit 50.000 lekë
Gjergji Bakallbashi Drejtor Bashkia Tiranë 50.000 lekë
Fatmir Neza Drejtor Varësie Bashkia Tiranë 50.000 lekë
 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency