Rrëzohet dekreti  për Gjykatën e Lartë/ Spartak Braho: Të nisin procedurat e shkarkimit të Nishanit

0
129

Florenc Drizari

dekreti Xhafaj: Shumë shpejt do të hyjmë në një proces të ndryshimit të kuadrit ligjor për t’u dhënë zgjidhje disa elementëve bllokues

 “Konflikti” mes mazhorancës dhe Presidentit Bujar Nishani ka hyrë në një tjetër drejtim. Përfaqësues të mazhorancës ngritën dje propozime për shkarkimin e kreut të shtetit. Ky qëndrim, sipas tyre, vjen pas sjelljeve politike të Presidentit në raport ne Kuvendin si dhe propozimet e dekreteve për anëtar në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, jashtë kritereve ligjore. Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, deklaroi se mazhoranca duhet të nis procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Braho

“U bë i dyti rast që Presidenti i Republikës, sipas argumenteve që jepen edhe në relacionin e kandidaturës së sjellë disa muaj më parë, por edhe në këtë relacion, shkel rëndë Kushtetutën. Shkel rëndë vendimet interpretuese të Gjykatës Kushtetuese dhe në këto kushte unë mendoj se ndaj Presidentit të Republikës duhen filluar procedurat e shkarkimit. Nuk ka rrugë tjetër dhe ne s’kemi pse i bëjmë thirrje Presidentit siç thuhet në relacion që ta riftojmë që të respektojë misionin kushtetues”, – deklaroi Braho në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme në Komisionin e Ligjeve. Braho vijoi më tej duke thënë se mbizotërojnë tek relacioni për dekretin e Nishanit janë ato parregullsi të presidentit i cili ndan pikëpamje tjetër për interpretimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit, pasi sipas tij, kreu i shtetit nuk njeh as kriteret shtesë, as ato konkrete e as specifike, duke përfshirë edhe dialogun luajal. “Çështja është që ky President nuk njeh. Ne do të vazhdojmë të merremi me edukimin e Presidentit? Është naivitet. Ne nuk e edukojmë dot këtë President, kjo dihet. Megjithatë, e vetmja alternativë është ajo që thashë, ne duhet të fillojmë procedurat për shkarkimin e tij”, – theksoi Braho, i cili nënvizoi gjithashtu se kandidatura e Alaudin Malajt plotëson kriteret për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në këtë mbledhje, ndërkohë që kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, hodhi në propozim relacionin e deputetes Ermonela Felaj për mosdhënien e pëlqimit për kandidaturën e Malajt. Ndërkaq, Xhafaj nënvizoi edhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar mes institucionit të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës për zgjedhjen e anëtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, me nisma të reja ligjore për heqjen e kompetencave ndaj kreut të shtetit. “Do të dëshiroja që Presidenti i Republikës të mos ndjekë rrugën e qëndrimeve të mëparshme ndaj Kuvendit dhe vetë këtij komisioni me reflektimet emocionale, me frymëzim politik, duke sulmuar Kuvendin e Shqipërisë, pushtetin legjislativ ashtu siç bëri pak muaj më parë, por ka nevojë që në radhë të parë të reflektojë ai dhe të gjithë për respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit për Gjykatën e Lartë në rastin konkret. Nga ana tjetër edhe ne kemi nevojë për reflektim dhe shumë shpejt do të hyjmë në një proces të ndryshimit të kuadrit ligjor për t’i dhënë zgjidhje disa elementëve bllokues, por kryesorja është për të ndërtuar një proces përzgjedhës shumë cilësor, larg ndikimeve politike, klienteliste që dëmtojnë cilësinë e formimit të trupave gjyqësore, veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”, – deklaroi Xhafaj. Më herët mes mazhorancës dhe kreut të shtetit ka pasur debate të nxehta në publik lidhur me marrjen e kompetencave ndaj Presidentit për propozimin e kreut të ILDKP-së, zgjedhjen e disa funksionarëve të lartë në ushtri, çështjen e gradave etj.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency