Organizata Botërore e Shëndetësisë: MERS po përhapet me shpejtësi

0
112

mersPërhapja e Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS), potencialisht vdekjeprurës, është bërë gjithnjë e më serioz dhe më urgjent, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjatë së mërkurës. Por, ende nuk mund të konsiderohet një emergjencë globale shëndetësore në këtë moment, saktësoi një komitet i OBSH-së. Duke e deklaruar atë si një emergjencë, do të ishte një “veprim madhor” që mund të “rrisë tensionet” tha doktor Keiji Fukuda, ndihmës/drejtori i përgjithshëm i organizatës për sigurinë e shëndetit. Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me sindromën, studiuesit kanë zbuluar “një rritje të provave të transmetimit nga njeriu te njeriu”, tha ai. Deri tani, ka pasur 571 raste të konfirmuara me MERS, përfshi këtu 171 të vdekur, sipas OBSH-së. Numri i vendeve me raste të konfirmuara të të vdekurve është shtuar në 18 të tilla, pas rastit më të fundit në Holandë. Shumica e rasteve të tjera janë në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, 2 raste janë konfirmuar në SHBA, teksa pacientët kanë qenë shërbyes të kujdesit shëndetësor si të punësuar në Arabinë Saudite. Rasti i parë ishte në Indiana, ndërsa i dyti në Florida. Edhe dy punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor, të cilët patën kontakte me pacientin e Floridës, u shtruan në dhomën e emergjencave më pas me simptomat e ngjashme me ato të gripit. Megjithatë, ata rezultuan negativë në testin shtetëror për MERS, bëri të ditur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të mërkurën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, pati të mërkurën një rast të përjetuar frike ndaj sëmundjes, në vendin e saj të origjinës. Përpara një takimi në Arabinë Saudite me princin trashëgimtar Salman Abdulaziz, në Jeddah, kushdo që hynte në dhomën ku gjendej Hagel kalonte padashje në një pajisje skanimi për ethet. Operatorët e skanerit thanë për reporterët se ishin duke kontrolluar njerëzit, të cilët mund të ishin infektuar me virusin që shkakton sindronim respirator të Lindjes së Mesme. Megjithatë, ata nuk gjetën asnjë person me temperaturë të lartë. OBSH nuk rekomandon një taktikë të tillë, përgjithësisht, tha Fukuda. Disa prej pacientëve me MERS nuk kanë ethe, prandaj thjesht kontrolli i temperaturës së tyre mund “të krijojë një ndjenjë false të sigurisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency