Nesër provimi i parë i maturës, ja çfarë duhet të mësojnë maturantët

0
156

Driçim Çaka

Testi do të ketë 25 pyetje, 13 me alternativa

 Nota e gjuhës së huaj nuk ndikon në pikën për në universitet

testi-i-matures Rreth 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen nesër provimit të parë të detyruar, atë të gjuhës së huaj. Maturantët do të japin një nga provimet me Anglishtes, Italishtes, Frëngjishtes dhe Gjermanishtes. Testi për provimin e gjuhës së huaj do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

 

Rregullat për kandidatët

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Maturanti/kandidati plotëson testin me stilolaps me ngjyrë (të zezë ose blu). Maturantëve/ Kandidatëve me aftësi të kufizuara, të përkohshme ose të përhershme, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, përgjegjësi për administrimit të provimit autorizojnë një person jo të profilit për plotësimin e testit, sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga Maturanti/kandidat. Maturanteve/kandidatëve të paraburgosur, u sigurohen kushte për zhvillimin normal të provimeve në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë pa uniforme dhe pa armë. Maturantët/kandidatët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon administratori i provimit.

 

Përjashtimi nga provimi

Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë. Bën komente për përmbajtje ose zgjidhjen e testit. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit.

 

Maturantit nuk i njihet rezultati kur:

-Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si ato të përcaktuara në nenin 28/2 të rregullores së Maturës Shtetërore ose përdor më shumë sesa një ngjyrë në plotësimin e testit.

-Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin)

-Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.

-Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i.

-Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

-Maturantët/kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së caktuar, nuk mund të dalin nga qendra.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency