Bizneset, këshillat për të marrë një kredi në bankë

0
144

Merr informacion

biz kredi Njihuni me punonjës të bankave të ndryshme. Para se të kërkoni kredi, gjeni se cilat nga bankat përreth jush u japin kredi bizneseve tuaja. Disa banka janë të përqendruara tek kreditë e biznesit, ndërsa të tjera jo. Disa u japin hua vetëm firmave të industrive specifike. Mënyra më e mirë është thjesht të pyesësh pranë bankës ose kompani të tjera biznesesh. Merrni parasysh se si ka ndikuar kriza financiare kundrejt dhënies së kredive, sepse jo të gjitha bankat janë ndikuar njëlloj.

 

Sigurohuni që do të keni sukses

Mësoni si të paraqisni shkurt vlerat e firmës suaj dhe planin tuaj strategjik të zhvillimit. Nëse nuk mund të shprehni dot qartë se përse klientët tuaj duhet të bashkëpunojnë me ju dhe se si do të konkurroni në treg me efektshmëri, mundësitë për marrjen e një kredie janë të dobëta. Zhvilloni një plan biznesi me tre skenarë: Rasti më i mirë, rasti më i mundshëm, dhe rasti më i keq. Ju dëshironi që bankieri t’i kuptojë të tria, pasi ju kërkoni mbështetje meqë mund të kaloni kohë të mira ose të këqija. Jini të përgatitur gjithashtu edhe për të diskutuar në hollësi supozime pas këtyre skenarëve.

 

Ide të qarta

Mendoni si banka. Kuptoni dhe jini realist për rreziqet e të punuarit në industrinë tuaj. Ndani idetë tuaja se si të zvogëloni këto rreziqe. Banka gjithsesi do të bëjë një analizë risku, ndaj është e nevojshme ti ndihmoni. Mundësisht, mund ti jepni një pikëpamje tuajën që bankieri nuk e ka marrë parasysh.

 

Gjej burimet

Zhvilloni të paktën dy mënyra për të shlyer kredinë. Bankat kërkojnë burime primare dhe dytësore për shlyerjen e kredisë. Këtë duhet ta bëni edhe për të mirën e biznesit tuaj gjithashtu. Ju jeni në pozicionin më të mirë nga çdokush për të parashikuar alternativa të pagesës, ndaj sigurohuni të diskutoni këto variante para afatit. Këto mund të përfshijnë lënien peng të biznesit apo kolateral personal apo një garanci kredie nga pronarët e firmës. Sa më tepër siguri ka bankieri për aftësinë tuaj për të bërë pagesat, aq më shumë mundësi do të ketë që ju të merrni kredinë plus një norme të ulët interesi.

Punonjësit e bankës nuk paguhen për të marrë rreziqe të kapitalit, ata paguhen për kredi që do të shlyhen në kohë. Nëse nevojat tuaja plotësohen më së miri, të themi, nga një investitor “engjëll”, i cili do të sigurojë pasuri të patundshme në shkëmbim të aksioneve në biznesin tuaj, aty është vendi ku duhet të kërkoni para.

 

Ji gati
Paraprini pyetjet e tyre. Për shembull, banka do të donte të dinte se si planifikoni të përdorni paratë. Shpesh bankat kanë politika kufizimesh për lloje të ndryshme të kredive që ata aprovojnë, dhe ndonjëherë i ndryshojnë këto politika sipas ndryshimit të kushteve të tregut. Ata do të donin të dinin edhe se sa të besueshme janë të dhënat tuaja financiare, çfarë reputacioni keni ju si pronar biznesi, dhe përse realisht doni të merrni hua. Disa nga arsyet e të marrët hua janë të mira dhe disa jo. Një kredi që ndihmon një biznes fitimprurës të vazhdojë të rritet është e mirë. Ndërsa, një kredi që mbështet një biznes në rënie ose që mbështet mënyrën e jetesës së pronarit të biznesit, nuk është e mirë.

 

 TAP, çelet faza parakualifikuese për ndërtimin në Shqipëri

Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka publikuar njoftimin e dytë për kontratë (faza parakualifikuese) për një prokurim të madh për ndërtimet inxhinierike (EPC) në gazetën zyrtare të BE-së “The EU Gazette”. Qëllimi i kësaj kontrate lidhet me punimet inxhinierike, prokurimet dhe ndërtimin e rreth 760 kilometrave të tubacionit në tokë me diametër 1.2 metra që lidh dy vendet Shqipëri dhe Greqi. Njoftimi aktual është i dyti, pas një njoftimi për ndërtimin e rrugëve dhe urave shqiptare të publikuar në 15 prill 2014. Përveç ndërtimit të gazsjellësit, kontrata do të përfshijë ndërtimin e 32 stacioneve valvolash përgjatë rrugës. Ndërtimi i gazsjellësit planifikohet të fillojë në vitin 2016 dhe do të ndahet në pesë lote – tre në Greqi dhe dy në Shqipëri. Vlerësim më i lartë i TAP do të jetë 1800 metra në Shqipëri dhe gazsjellësi do të ndeshë përgjatë gjurmës me shumë rrugë dhe lumenj. Sipas njoftimit, kompanitë që janë të interesuara në fazën e para kualifikimit për kontratën e ndërtimit të gazsjellësit në tokë duhet të kërkojnë një pyetësor para kualifikimi nga TAP, jo më vonë se 26. 5.2014. Vetëm një numër i përzgjedhur kompanish që kanë plotësuar para kualifikimin do të ftohen që të marrin pjesë në fazat e tenderimit të procesit të prokurimeve të TAP për dertimin në tokë të gazsjellësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency