Letra e Kamysë për mësuesin e fillores: Zemrën që ke vendosur në mua, ende jeton!

0
181

 Albert Kamy

kamy Pasi iu dha çmimi “Nobel”, Albert Kamy (Albert Camus) mendoi fillimisht të falënderonte nënën dhe pastaj mësuesin e shkollës fillore. Kamy i shkroi një letër mirënjohëse mësuesit të tij Louis Germain, i cili cilësohet si një nga nxitësit kryesorë të potencialit të krijues të Kamysë.

Ja letra:

19 nëntor 1957

I dashur zotëri Germain,

Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është dhënë një çmim tejet i madh, një të tillë as e kam kërkuar, por as mund të kërkohet.

Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit Ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.

Nuk më ndodh shpesh të nderoj dikë kështu. Por, fundja kjo më jep mundësinë që t’Ju tregoj se ç’keni qenë dhe çka paraqisni edhe sot për mua dhe t’Ju siguroj që mundi Juaj, puna Juaj dhe zëmrën që e vendos në të ende, jeton në njërin nga nxënësit tuaj, pavarësisht viteve, asnjëherë nuk ka reshtur të jetë nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemër.

 

15 romanet më të mira evropiane

E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane. Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë anglosaksone me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez. Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën.

Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropianë dhe rus.

Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto:

1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka,

2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) – Primo Levi,

3. “Life A User’s Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) – Georges Perec,

4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) – Miguel de Servantes,

5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) – Jean-Jacques Rousseau,

6. “In Search of Lost Time” (Në kërkim të kohës së humbur) (1913-1927) – Marcel Proust,

7. “The Unbearable Lightness of Being” (1984) – (Lehtësia e papërballueshme e të qenurit) (1984) – Milan Kundera,

8. “Ana Karenina” (1877) – Leo Tolstoy,

9. “Zorba the Greek” (Greku Zorba) (1946) – Nikos Kazantzakis,

10. “Dekameroni” (1351 – 1353) – Giovanni Boccaccio,

11. “If on a winter’s night a traveler” (Nëse në një natë dimri një udhëtar) (1979) – Italo Calvino,

12. “Crime and Punishment” (Krimi dhe dënimi) (1866) – Fyodor Dostoyevsky,

13. “La Princesse de Clèves” (Princesha de Cleves) (1678) – La Fayette,

14. “A Hero of Our Time” (Heroi i kohës sonë) (1839) – Mikhail Lermontov,

15. “Confessions of Felix Krull” (Rrëfimet e Felix Krull) (1954) – Thomas Mann.

Përgatiti “KultPlus”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency