Zbulohet “vëllai” i Diellit, ku ndoshta ka jetë aliene

0
151

VELLAI DIELLLIQuhet HD 162826 dhe sipas shkencëtarve bëhet fjalë për “vëllain” e humbur të Diellit, përderisa përbëhet nga e njëjta “re” e gaztë. Gjendet në më shumë se 110 vite dritë distancë nga kostelacioni i Erkolit dhe mundet që në sistemin e vet të planetëve të presë jetë jashtëtokësore. Një zbulim i pabesueshëm, që u hap rrugën skenarëve të rinj në botën e hapësirës që, falë teknologjive të reja, nis dalëngadalë të ketë më pak sekrete dhe anë të errëta. I pashikueshëm me sy të lirë, por përmes një teleskopi, ylli i pikasur është 15% më i dendur se Dielli ynë. Dhe sistemi i tij diellor, megjithëse steril, falë dritës që zotëron mund të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë të tjerë. Mirëpo studiuesit nuk vështrojnë vetëm të ardhmen. Për aa, “HD 162826” përfaqëson një risi të rëndësishme për të kuptuar sesi bota jonë ka lindur dhe sesi mund të lindin të tjera.

 

Krijesat e çuditshme në Fukushima

Fukushima është vendi ku ne 11 mars te vitit 2011 si pasoje e një tërmeti nënujor, pasuar me një cunam të papare, u dëmtua në mënyrë të rrezikshme centrali bërthamor me të njëjtin emër. Kohet e fundit në ujërat që lagin këtë zone janë peshkuar në det disa lloj peshqish të cilët është me mirë të quhen krijesa të çuditshme ujore, për shkak të faktit se ato ngjajnë më shumë me një miksturë ndërmjet peshkaqenit, salmonit dhe ngjalave. Peshqit kanë një gjatësi trupi që shkon nga 10 deri ne 15 cm, dhe sipas specialisteve të fushës, më shumë gjasa janë pasoja të drejtpërdrejta të mutacioneve që mund të kenë ndodhur në vijim të tragjedisë nukleare të Fukushima-s.

 

Misteri i “kutisë së zezë”

Misteri i Fluturimit MH370 nuk ka gjasa të zgjidhet deri sa të gjendet kutia e zezë. Kutia e zezë përbëhet nga dy komponentë: një regjistrues zëri dhe një regjistrues i të dhënave. Por kuptohet që edhe këto pajisje kanë kufizimet e tyre. Regjistruesi i zërit mund të regjistojë deri në dy orët e fundit pasi ndodh një aksident në avion.Gjetja e kutisë së zezë do të ishte diçka e çmuar për inspektorët dhe hetuesit të cilët janë duke punuar nëse avioni i “Malaysia Airlines” është viktimë e një hileje apo defekti mekanik (dy nga disa prej hipotezave të ngritura). Por nuk ështe dhe aq e thjeshtë edhe nëse kutia e zezë gjendet.Parimisht, kutia e zezë është pjesa e fundit që përcakton shkakun e rrëzimit. Por në rastin e Boing 777, ngjarjet më të rëndësishme kanë ndodhur para se ajo të mund të rrëzohej (bazuar në informacionin që autoritetet malajziane dhanë).Sipas Steve Buzdygan, një ish-pilot i BA 777, gjetja e kutisë së zezë më saktë regjistruesit të të dhënave do të japë një informacion të pasur e të dobishëm që mund të krijojë mundësinë për të rindërtuar edhe një herë rrugën e fluturimit të avionit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency