Raporti/ Ja pse është i dëmshëm sistemi Part-Time

0
225

part timeSistemi part-time apo ai me kohë të pjesshme  cilësohet në raportin e parë për reformën e arsimit të lartë  si  një cikël studimi i dëmshëm për sistemin arsimor. Cikli part-time ligjërisht u jep studentëve të njëjtën diplomë me sistemin me kohë të plotë, pa asnjë dallim në standardet e përdorura në procesin e vlerësimit dhe akreditimit. Kjo  është e padrejtë  citohet në raportin e komisionit të reformës, pasi  studentët mund të futen në të lehtësisht pa kritere përzgjedhëse, pa u shpallur fitues, bazuar në sistemin e maturës shtetërore, me mesatare minimale, pa kuota të studiuara në raport me nevojat e tregut dhe vendit. Por, pavarësisht nga starti, pjesa më e madhe e këtyre studentëve,  citohet në raport , pasi diplomohen në Ciklin e Parë me kohë të pjesshme i drejtohen Ciklit të Dytë të studimit (me kohë të plotë) duke bërë kështu të mundur që “të zhduket” përfundimisht “historia e tyre” e fillimit të studimeve pa meritë. Në vitin 2004-2005 numri i studentëve me kohë të pjesshme ka qenë 19 600 ndërsa  gjatë këtij viti është 31 300. Por, nëse në këtë raport fillestar që lidhet me reformimin tërësor të arsimit të lartë kritikohet se sistemi part-time ka dëmtuar universitetin , ky i fundit mbledh një shumë të mirë të ardhurash nga  ky cikël  studimi , të cilat përdoren për nevoja të ndryshme  në fakultete. Deri tani, komisioni i reformës ka ngritur thjesht një shqetësim, ndërkohë që  drejtuesit e universiteteve ende nuk kanë një reagim në lidhje me këtë  argument nëse sistemi part-time duhet të vazhdojë apo të hiqet si cikël studimi.

 

Studimet/ Qumështi, i pasuruar me kalcium

Qumështi është burimi më i mirë i kalciumit. Sipas Nutrition Today, qumështi ka më shumë kalcium në përbërje, krahasuar me burimet tjera siç janë pijet e pasuruara me këtë mineral (qumështi i sojës, orizit ose lëngjet tjera me kalcium shtesë). Në pijet e amballazhuara të pasuruara me kalcium një pjesë e këtij minerali bie në fund të ambalazhit, madje edhe nëse para se t’i pimë ne i shkundim ato mirë. Si përfundim, hulumtuesit thonë se pavarësisht sa shumë kalcium u shtohen, pijet e ndryshme nuk mund ta zëvendësojnë qumështin, i cili përveç kalcium ofron edhe disa përbërës tjerë të rëndësishëm. Qumështi ka në përbërjen e vet edhe proteina, fosfor, vitaminë A dhe vitaminë D, si dhe lëndë tjera të rëndësishme ushqyese.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency