Lufta në Siri/ Vdes 35-vjeçari shqiptar, familjarët apel për dërgimin e trupit në Shqipëri

0
122

lufta siriNjë tjetër shqiptar ka humbur jetën në Siri. Bëhet fjalë për shtetasin Sherif Taushani, 35 vjeç, i cili merrte pjesë në luftën e Sirisë. Sherif Taushani nga Mollasi i Elbasanit, kishte ikur në Siri që prej korrikut të 2013. Lajmi për humbjen e jetës së 35-vjeçarit është konfirmuar nga vetë familjarët e tij, që ndodhen në Shqipëri. Sherif Taushani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërkohë ishte vetë merrte pjesë në luftë. Të afërmit e 35-vjeçarit shprehen të pikëlluar nga ky lajm. Ata tregojnë se Taushani kishte studiuar për teologji në vendet e arabe. Pasi mbaroi studimet, 35-vjeçari emigroi në Angli. Të afërmit e të ndjeri shprehen se pasi ai vendosi të kthehej nga emigrimi, iu përkushtua fesë. Kushëriri i Taushanit thotë se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa i bën apel shtetit të sjellë trupin e tij sa më parë në vendlindje, si dhe të rikthehet pjesëtarët e familjes së  tij. Sipas familjarëve në Turqi atyre u kanë grisur pasaportat në mënyrë që të mos ktheheshin me në Shqipëri. “Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri. 35-vjeçari Sherif Taushani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërsa vetë merrte pjesë në luftë.

 

Korçë/ Vdekja e foshnjës 2 orë pas lindjes, akuza mjekëve për neglizhencë

Mjekët e spitalit të Korçës janë vënë nën akuzë për vdekjen nga pakujdesia të një foshnje të sapolindur. Nëna e foshnjës, Manushaqe Demolli, shprehet se djali i saj ka ndërruar jetë vetëm dy orë pasi erdhi në jetë, ndërsa për këtë fajëson mjekun, Gjergji Gjata, dhe një koleg të tijin. Sipas saj, mjekët para se të lindë foshnja i kishin thënë se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, ndërsa pasi ndërroi jetë, të njëjtët mjekë janë shprehur se foshnja kishte probleme në zemër dhe mushkëri. Prindërit e foshnjës shprehen së nuk e marrin trupin e pajetë të vogëlushit deri sa të vijë një grup mjekësh nga Tirana për të kryer ekspertizën. Akuzave të familjarëve të foshnjës 5 orëshe i janë përgjigjur mjekët. Sipas tyre foshnja vuante nga asfiksia akute, duke rënduar gjendje e saj shëndetësore. “Familjarët refuzuan dërgimin e foshnjës në Tiranë për kurim”, – kanë bërë me dije mjekët në reagimin e tyre.

 

Tiranë/ Pranga oficerit të SHISH, nën akuzë për 3 vjedhje

Një oficer i SHISH është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet për 3 vjedhje. Nga verifikimet e kryera nga Komisariati numër 1 në kryeqytet, oficeri i SHISH ishte i përfshirë në vjedhje, ndërsa shoqërimi i tij është bërë nga reparti Shqiponja. Sipas policisë, punonjësi i SHISH lëvizte me motor të dyshimtë me targa të SHISH. Ndërkaq, materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency