Kush penalizohet/ Çfarë fshihet pas skemës së re të pensioneve, pse të moshuarit aktualë do të përjahtohen

0
244

Penalizohen pensionistët aktualë, fermerët dhe gratë

Pjesa më e madhe e kontribuesve rrezikojnë të marrin pension social ose pension të pjesshëm, për shkak se do të mbushet mosha e pensionit por nuk do të plotësohen vitet e kontributeve. Shuhen vitet e kontributeve si ish-koperativist

pensionistetSkema e re e pensioneve e cila do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2015-s, “fsheh” ndryshime rrënjësore të mënyrës se si do të llogariten pensionet dhe sa do të përfitohet. Të parët që nuk do të përfitojë nga kjo skemë, janë pensionistët aktualë. Dy propozimet e qeverisë për reformimin e skemës, nuk parashikojnë rritje të pensioneve. “Pensionistët aktualë do të vazhdojnë të përfitojnë pensionin ashtu si në të shkuarën dhe masa e pensionit do të rritet çdo vit ashtu siç e parashikon ligji, në përputhje me inflacionin.”- thuhet në propozimin e qeverisë. Realisht pensionet në Shqipëri vitet e fundit,  janë rritur sa dyfishi apo trefishi i inflacionit, që ka sjellë më shumë përfitime për të moshuarit. Po kështu inflacjoni sipas ekonomistëve është një tregues hileqar i ekonomisë dhe nuk shpreh asnjëherë qartë koston e jetesës së pensionistëve. Gjithashtu rritja e normës së kontributeve në zonat rrurale do të “penalizojë”, mijëra fermerë. “Rritja e normës së kontributit për zonat rurale duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane deri në vitin 2017” – përcakton dokumenti i politikave të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 100 fermerë të cilët janë në moshën 45-55 vjeç, do të paguajnë më shumë kontribute se sa paguajnë aktualisht. Po kështu opsjoni i parë për reformimin e skemës parashikon që vitet e kontributeve si ish-koperativist do të shuhen vit pas viti. “Sot, një fermer që ka mbi 17 vjet e gjashtë muaj sigurime në shtet ose si i vetëpunësuar, përfshi edhe sigurimet në kooperative, përfiton pension shteti. Kjo periudhë sigurimi do të rritet gradualisht (1 vit në vit) deri në shuarjen tërësore të njohjes së periudhës si ish kooperativist”-thuhet në dokumentin e pensioneve.

 

Rritja e kontributeve

Aktualisht për të përfituar pension të plotë, një shqiptarë duhet të derdhë 35 vite kontribute. Në propozimet e saj qeveria ka parashikuar që me skemën e re për të përfituar pension të plotë duhet të paguash 40 vite kontribute. Po kështu do ti hiqen femrave 4 vitet e Universitetit që skema aktuale i njeh si vite kontributesh. Kjo do të thotë që një në momentin që përfundohet Universiteti, çdokush duhet të nisë një punë, ose ti paguajë kontributete vullnetarisht, pasi rrezikon që kur të mbushë moshën, të mos përfitojë pension të plotë. Ky “penalizim”, do të çojë shumicën e kontribuesve drejt pensionit social ose pensionit të pjesshëm për shkak se do të mbushet mosha e pensionit pa plotësuar vitet e kontributeve.  “Nuk ka statistika të sakta, por me rritjen e moshës së kontributeve, e cila sakaq është shumë e lartë, numri i shqiptarëve që përfitojnë pension të plotë ulet në minimum. Kjo është një masë që do të penalizojë, para së gjithash, gratë, të cilat janë të prekura nga fakti që lindin fëmijë dhe rrjedhimisht, e humbasin vendin e punës më shpesh”- shprehej pak ditë më parë ekonomisti Gjergj Erebara. “Të gjithë individët që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç”- përcakton skema e re e propozuar nga qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency