Avioni me drogë / Zbardhet mbledhja e Bashës me deputetët e PD-së: Plani i masave për dorëheqjen e qeverisë

0
114

Gëzim Saliu

Flet Flamur Noka: Çfarë diskutuam për avionin e Divjakës, si do përshkallëzohet aksioni

“Protestat dhe kërkesa për dorëheqjen e qeverisë në qendër të aksionit opozitar”

basha ne deklarateOpozita ka planifikuar një sërë masash që do të aplikohen si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Divjakë. Pas konsultimeve me faktorë të opozitës dhe partner të ndryshëm, kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur dje në një takim urgjent deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku u vendosën disa nga piketat e veprimit opozitar në vazhdimësi. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e PD-së, burime pranë kësaj force politike bën të ditur për gazetën se në qendër të diskutimeve ka qenë forma e reagimit të opozitës ndaj ngjarjes së Divjakës, ku ra një avion dhe pranë tij u kap një fuoristradë me një sasi të kondiserueshme droge. Mësohet se kryetari Basha ka kërkuar nga deputetët një aksion të fortë në komisionin parlamentar lidhur me këtë çështje e ku ndërkohë në ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat pritet të merren edhe vendimet për hapat e mëtejshëm. Pritet që shefi i opozitës së bashku me ligjvënësit demokratë të përcaktojë hapat që do ndërmerren këtë javë e më tej lidhur me çështjen, ku rol parësor do të ketë përballja përmes fakteve e provave me mazhorancën në kuvend, por duke mos lënë pas edhe reagimin qytetar. Po ashtu mësohet se kryetari Basha ka shprehur ne mbledhjen e djeshme  vendosmërinë e opozitës për ti shkuar deri në fund çështejs së trafikimit të lëndëve narkotike deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Në këtë kontekst burimet bën të ditur se një ndër format kryesore të reagimit të opozitës pritet të jenë edhe protestat, ku do të kërkohet dorëheqja jo vetëm e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri por e gjithë qeverisë si përgjegjëse kryesore për situatën e rëndë që po ndodh në vend me trafikimin e  lëndëve narkotike si edhe atë të rendit e kriminalitetit. Mësohet se në këtë kuazë opozita do të kërkojë mbështetjen e të gjithë qytetarëve si një reagim popullor sipas saj kundër paligjshmërisë së qeverisë.

 

Flamur Noka

Në një prononcim për gazetën lidhur me mbledhjen e djeshme me kreun e Partisë Demokratike Basha, nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se në qendër të diskutimit të saj ishte situata e fundit në vend dhe çështja e avionit në Divjakë. Duke bërë të ditur se vendimarrjet e opozitës lidhur me këtë ngjarje do të ndërmerret në diskutimet me grupin parlamentar, Noka theksoi se,: “nuk është se ishte mbledhje e të gjithë grupit, ishte në mbledhje e ngushtë me deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku  u fol për situatën, për problematikat dhe çështjen e avionit e drogën. Në qendër të diskutimeve ishin ngjarjet e zhvillimeve të fundit në vend. Ne diskutuam kryesisht për reagimin e PD-së për atë që është faktuar tashmë, pas akuzave disa mujore”. Më tej i pyetur nëse u diskutua se cilat do të jenë masat specifike të opozitës për këtë ngjarje, deputeti demokrat tha se do të ketë një përshkallëzim të aksionit me kërkesën kryesore për largimin e qeverisë. “Tashmë opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Me ngjarjen e fundit u vërtetuan të gjitha ato që ne kemi thënë në këto kohë. U vërtetua po ashtu se ngarja e Divjakës nuk ishte operacion i policisë por se avioni ra aty, ai ngeci aty në rërë dhe u kap nga banorët. Do të ketë përshkallëzim të veprimeve të opozitës deri në kërkesën për largimin e qeverisë. Ra avioni , ra edhe qeveria”, theksoi Noka.

 

Në twitter/ Rama: Partner të indinjuar? Edhe mua kështu më duket, po me kë s’ma lejon detyra ta them

Kryeministri Rama, i cili gjendet në Itali, ka replikuar dje me opozitën përmes faqes së tij në Facebook dhe Twitter lidhur me ngjarjen e Divjakës. Në komentin e tij, Rama shkruante se një mik i huaj i ka thënë që,: “vetëm tek ju mund të ndodhë që policia të bëjë një operacion antidrogë si i djeshmi dhe të akuzohet si fajtore për trafikun!”.  Ndërkohë në një postim të dytë, vetëm pak minuta pas të parit, kreu i qeverisë pohoi se: “Partnerët të indinjuar? Edhe mua kështu me duket, po me ke dhe pse s’më lejon detyra ta them! Një gjë e sigurt, të mbresuar nga lufta jonë antidrogë”. Para dy ditësh në reagimin e parë lidhur me ngjarjen në plazhin e Divjakës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ishte një operacion i suksesshëm i policisë shqiptare dhe provë e fortë e radhës se shteti po ringrihet me shpejtësi dhe Policia e Shtetit është kthyer në krye të detyrës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency