Për priftin ortodoks/ Porosia e Enver Hoxhës Letra sekrete e diktatorit për Fan Nolin!

0
135

Përgatiti materialin arkivor: V.M

Speciale/ Cilat ishin vendimet që firmosi Enver Hoxha më 22 dhjetor 1950

 Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman

prifti enveri Enver Hoxha aktivizon Komitetin mbi Besimet Fetare për të orientuar kishën ortodokse që të protestonte për ndërhyrjen ilegale të Patiarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Më 22 dhjetor 1950, sekretari i përgjithshëm i PPSH-së kthen në vendim, E. Hoxha firmos këtë vendim të diskutuar më parë në Komitetin Qendror midis Tuk Jakovës dhe Mehmet Shehut.

Sa i takon projekt-statusit të tretë të Kishës Katolike, Enver Hoxha dërgon me firmën e tij orientimin se më parë duhet diskutuar kjo çështje me “shokët sovjetikë”.

Ndërsa “këshilla” themeltare e udhëheqësit ishte që partia dhe Sigurimi i Shtetit të shfrytëzonin kontradiktat e brendshme të klerit katolik, me qëllim që të izolohen “elementet reaksionarë”.

Me këtë dokument të siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit, shënohet edhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësorë.

Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik? Si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës? Cilat ishin orientimet që dha Enver Hoxha për politikën e shtetit në lidhje me Kishën Katolike?

Pse mori fuqi problemi i sektit halfeti (i Komunitetit Mysliman)? Çfarë ndodhi me këtë komunitet? Sekti halfeti më 1950 bëri një mbledhje ku zgjodhi një kryesi, duke vendosur të shkëputet nga Komuniteti Mysliman dhe të lidhej me Komunitetin Bektashian. Pse e hodhi poshtë Mehmet Shehu vendimin e sektit të halfetit?

“Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku”, – thuhet në vendimin nr. 245, në mbledhjen që u mbajt më 22 dhjetor 1950. Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjes së ndërhyrjes së Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman.

 

 Enver Hoxha: Të porositet Fan Noli për protestë të Ortodoksisë në Amerikë

Enver Hoxha lëshon vendimin që t’u dërgohet të gjithë patriarkëve të botës një letër proteste kundër Patriarkanës së Stambollit. Në veçanti udhëheqësi shqiptar jep porosi për Fan Nolin për ta shtypur në gazetë dhe transmetuar në të gjithë botën ndërhyrjen e Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Pse Enveri i besoi Fan Nolit në zgjidhjen e kësaj situate? Cilat ishin porositë e udhëheqësit që u firmosën më 22 dhjetor 1950 për Kishën Ortodokse? Si e trajtoi çështjen e statutit të klerit katolik në Shqipëri? Pse kërkoi të merrte udhëzime nga Bashkimi Sovjetik? Ja cilat ishin vendimet që firmosi Enver Hoxha më 22 dhjetor 1950:

 

***

VENDIM NR. 245

Në mbledhjen e tij të datës 22 dhjetor 1950, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe n/Kryeministri shoku Mehmet Shehu:

 

Çështja e statutit të klerit katolik

Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman)

Trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit

Çështja e ndërhyrjes së patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në lidhje me të gjitha këto, mbasi e diskutoi çdo çështje veças, sekretariati i PPSH:

 

VENDOSI

1. Për të zgjidhur çështjen e nenit të 13-të të projektstatutit të tretë të kishës katolike, të pritet mejtimi i shokëve sovjetikë. Ndërkohë të punohet nga ana e organeve të partisë dhe të sigurimit të shtetit për të thelluar dhe për të çfrytëzuar kontradiktat e brendshme të klerit katolik me qëllim që të izolohen elementet reaksionare dhe të binden masat katolike si edhe klerikalët e vegjël dhe të mesëm për drejtësinë e politikës së shtetit në lidhje me kishën katolike.

 

2. Të punohet nga ana e komitetit mbi besimet fetare dhe nga organet e sigurimit që në konferencën e ardhshme të sektit halfeti të vijnë elemente pro pushtetit, që në këtë konferencë të zgjidhen si anëtarë të këshillit dhe të kryesisë elemente me një të kaluar të pastër dhe me qëndrim të mirë dhe të dështojnë tentativat për çkëputjen esektit halfeti nga Komuniteti Mysliman e për lidhjen e tij me Komunitetin Bektashian, mbasi një gjë e këtillë do të na dëmtonte rëndë dhe prej saj nuk do të përfitonte përveçse armiku.

3. Kërkesat e Komuniteteve Myslimane, bektashiane dhe orthodhoks të shqyrtohen nga Këshilli Ministeral dhe të aprovohen ato që janë të drejta.

4. Me anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë t’u dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje.

Tiranë më 22 dhjetor 1950/ Sekretari i përgjithshëm i PPSH Enver Hoxha

 

 Enveri: Protestë tek të gjithë patriarkët e botës

“Me anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë tu dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e Patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje”.

 

Mehmet Shehu: Marko Lipe, spiuni i Patriarkanës së Stambollit në Amerikë

Pse u ngrit çështja e ndërhyrjes së Patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Mehmet Shehu ngre këtë problem në mbledhjen e 22 dhjetorit 1950 përpara sekretarit të KQ të PPSH, Tuk Jakova, të cilën do ta firmoste për miratim Enver Hoxha :

“Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency