Kompensimi/ Emrat e ish-pronarëve që përfitojnë 4 këste

0
147

Vlera e kompensimit do të jetë 320 milionë lekë

kompensimiAgjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka publikuar emrat e ish-pronarëve të cilët përfitojnë kompensimin prej 4 këstesh. Njëzet e pese prej pronarëve do të përfitojnë kompensim prej 57% të vlerës totale dhe 1 pronar do të kompensohet me 10% (kësti i katërt). AKKP bën me dije se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar. ligjin nr. 10239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në përfundim të procesit janë shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) për 25 kërkesa dhe kësti i katërt (10%) për 1 kërkesë, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 32 129 451,23 lekë (të reja). “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim”, – përfundon njoftimin AKKP.

 

 Studimi/ Monedhat, të mbushura me baktere, por duart nuk lahen

Sipas një studimi në Universitetin e Oksfordit, 26.000 baktere të gjetura në para, janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundjeje infektive. Përveç të mirave materiale që na sigurojnë paratë, po aq mund të jenë edhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Sipas një studimi të ri, pavarësisht se dy të tretat, besojnë se përdorimi i monedhave është i papastër, vetëm 1 në 5 evropianë lanë duart pas mbajtjes së monedhave. Në studim janë përfshinë më shumë se 9.000 konsumatorë nga 12 vende dhe pavarësisht se evropianët janë renditur si më të papastërit ata janë duke luftuar për të thyer zakonin e keq të mos pastrimin të duarve të tyre pas përdorimit të monedhave të pista. Hulumtues tjerë nga Universiteti i Arizonës kanë provuar në fakt se çdo tast i vogël i bankomatit “strehon” një mesatare prej 1.200 mikrobesh, duke përfshirë virusin e ftohjes dhe atë të gripit. Sipas ‘MailOnline’ më shumë mikrobet mund të gjenden në një monedhë 1 paund se sa në tualet, por pothuajse gjysma e britanikëve pranojnë se kurrë nuk i kanë larë duart e tyre pas përdorimit të monedhave. Sipas studimit meshkujt kanë më shumë gjasa për të shmangur pastrimin duart e tyre se sa femrat me rreth 55%. 43% e britanikëve mendojnë se paratë janë më të pastër, ndërsa njerëzit që jetojnë në Francë dhe Hungari ishin ndër më të vetëdijshëm se monedhat mund të jenë më të pista. Por, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”,- thotë udhëheqësja e studimit dr. Jane Carlton. “Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo. Më e mira që mund të bëni në këtë drejtim është të pastroni duart me sapun, ose me dezinfektues me përmbajtje alkooli të cilin do ta aplikoni në duart tuaja, pas çdo kontakti me këto mjete infektuese.

 

Shifrat/70 mijë pacientë të prekur nga verbimi i diabetit

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë që çon në verbimin e popullsisë. Sot në vendin tonë numërohen rreth 70 mijë pacientë të prekur nga kjo sëmundje por shifrat mund të jenë edhe më të larta thonë mjekët, pasi ka pacientë që nuk trajtohen. Përballë kësaj situate ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se sistemi shëndetësor duhet të jetë i shqetësuar, ndërkohë që depistimi që do të kryhet tek kategoria e popullatës në vend do të jetë një masat parandaluese të kësaj sëmundjeje. ”Përveçse është një sëmundje kronike ajo mbart edhe një kosto të konsiderueshme sociale dhe ekonomike për shkak se prek të gjithë shoqërinë e cila ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje. Nisma e kontrollit bazë të popullsisë nga mosha 40-65 vjeç, jo vetëm do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve dhe trajtimin e menjëhershëm në kuadër të tyre por edhe do të evidentoj nëngrupet e popullatës të cilët do të këshillohen në mënyrë profesionale për tu angazhuar në sjellje të shëndetshme”, – tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Sipas llogaritjeve diabeti e rrit koston e jetës së personit që vuan nga kjo sëmundje me 2.5 herë, ndërsa shpenzimet shëndetësore lidhur me diabetin konsumojnë nga 7-16% të buxhetit të shëndetësisë në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri, të dhënat statistikore të shpenzimeve vjetore të Fondit të Sigurimeve, Diabeti zë afërsisht 10% të konsumit vjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency